ZEMRA DHE ARTRITI

Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog

Komorbiditeti mes sëmundjeve të zemres dhe artritit manifestohen me raste më të renda dhe numër më të madh të vdekjeve!

Shkalla e vdekshmërisë u rrit për pacientët me artrit reumatoid në krahasim me popullsinë e përgjithshme në të gjitha shkaqet e vdekjes në një analizë të fundit të botuar në Arthritis Care & Research.

Studimi përfshinte 87,114 pacientë me artritit reumatoid në Ontario dhe 348,456 komparatorë të përgjithshëm të popullsisë sipas moshës / gjinisë / zonës nga viti 2000 deri në vitin 2013.
Gjatë ndjekjes, vdiqën 14% e pacientëve të artritit reumatoid dhe 9% të individëve në popullatën e përgjithshme.

Ndërsa shkaqet e vdekjes ishin të ngjashme në 2 grupe – më së shpeshti ishin sëmundjet e sistemit kardiovaskular, kanceri dhe problemet e frymëmarrjes (përfshirë infeksionet respiratore) – pacientët me artrit reumatoid po vdisnin në një moshë më të re. Vitet e mundshme të humbjes së jetës para moshës 75 vjeç në mesin e pacientëve me artritit reumatoid ishin afërsisht dyfishi se ato në popullatën e përgjithshme.

Gjetjet tona ofrojnë njohuri të reja për rëndësinë e ndikimit kardiovaskular dhe respirator, duke përfshirë edhe pneumoninë-në kuader të ndikimit në shkurtimin e jetës së pacientëve“, tha autori kryesor Jesssica Widdifield, i Institutit të Kërkimeve Sunnybrook në Toronto, shkencëtar zëvendësues në Institutin për Shkencat Klinike Vlerësuese ICES) dhe asistent profesor në Institutin e Politikave Shëndetësore, Menaxhim dhe Vlerësim, Universiteti i Torontos.

Më këtë punim ëdhtë vënë në dukje se vdekjet në pacientët me artrit reumatoid kryesisht i atribuohen komplikimeve të sëmundjes dhe trajtimit të saj, si dhe në kushtet e tjera komorbidale. “Një në tre vdekje i atribuohen sëmundjeve të zemrës”. Ky zbulim nënvizon rëndësinë e rritjes së përpjekjeve për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe progresin e tyre, dhe pacientët dhe mjekët duhet të mendojnë për këtë në fillim të sëmundjes dhe më herët gjatë jetës se pacientit.
Gjithashtu duhet të theksohet dhe rreziku i rritur, i lidhur me sëmundjet e frymëmarrjes dhe infeksionet respiratore. /Familjadheshendeti.com