Aroma e bukëve të nënës, alarmi që na zgjonte nga gjumi”

Vitet kalojnë dhe jeta na shpije në shtigje të ndryshme, por kujtimet e fëmijërisë çdoherë na percjellin. Sa mallë! Nostalgji e gëzim kemi për atë kohë. Sado që rritemi dhe jeta jonë ndryshon ne nuk mund ta harrojmë aromën e bukës së nënës.
Atë “aromë” e cila depërtonte tek ne nga vrima e çelësit të derës kur nëna piçte buktë në orët e hershme të mëngjesit.
Ajo “aromë” ishte alarm sepse ishte koha për tu zgjuar, por jo një alarm me zile sikur në kohën e sotit, por një alarm arome që te knaqte në zemër. Duke shpejtuar lanim sytë dhe uleshim në sofër pranë zjarrit ajo aroma e bukëve te ngrohta të knaqte në shpirtë. Nëna thoshte “ngutuni”, “ngutuni” se jeni vonë. Nuk dija në atë kohë ti thosha që nuk po ngopem dot me aromën tënde.
Ne që kemi perjetu këtë ndjenjë, kemi mallë dhe nostalgji për fëmijërinë tonë për tik-takun që na zgjonte nga gjumi që ajo ishte aroma e bukëve te pjekura në mëngjesin e hershëm.

Me dashuri, Florina Lladrovci

familjadheshëndeti