DORA

Nga Qëndresa Z. Bojaxhiu

Sa të kam zili
Atë që e bën, e bën në heshtje dhe fshehtësi
E as që vërehesh fare
Prandaj dhe frymëzon hare

Po sikur t’më shoqëroje
Nga lëmosha yte pak të më ofroje
Nuk kërkoj shumë nga ty
Thjeshtë të këshilloj: jepe një, e mbaji dy

Po kush dëgjon një dorë të majtë si mua?
Aq më shumë që shoh, aq më shumë dua!
Eh moj dorë e djathtë, e butë dhe bujare
Sa lakmi të kam kur nuk më jep llogari fare
Gëzon nevojtarin në fshehtësi
Sa e sa për ty luten, këtë vetëm I Madhi Zot e Di.
Kur jetimit koken ja ledhaton,
E lotin nga faqja ja largon
Kështu Zotin e Gjithësisë e madhëron.

/Familjadheshendeti.com