Mbështetja në vetveten

Nga Arlinda Bytyqi – Psikologe

T’i besosh mendimit tënd,të besosh se ajo që është e vërtetë për ty në zemrën tënde është e vërtetë për të gjithë njerëzit është gjeniale dhe nuk është aspak abstrakte.Thuajeni bindjen tuaj të fshehur,thuaj se unë dua,di dhe mund t’ia dal,besoni ju tek vetja e juaj sot që nesër e gjithë bota të besojë tek ju.
Besimi tek vetja jonë është sensi univerzal sepse ajo e thella që e kemi ne në kohën e duhur do të bëhet e jashtme.
Ne na duhet që t’i japim rëndësi dhe pozitivitet mendimeve tona,sepse fuqia e mendimit pozitiv është shumë e madhe dhe udhërrefyes per ne.
Eksplorimi në mendime na krijon ide,idetë duhet t’i forcojmë,i forcojmë duke besuar në to dhe padyshim se ajo do realizohet ne kohen e duhur.
Ne si qenie kemi shumë ëndrra dhe shpresa,pse mos t’i jetojmë ato? Pse mos t’i realizojme?Lind pyetja se si?
Po te informohemi mjaftueshem do jetë shumë e thjeshtë andaj nuk është turp të konsultoheni me dikë,të arrirë janë ata që pyesin,lexojnë e këshillohen.
T’a largojmë njëherë e mirë nga vetja jonë kompleksin e ndjenjës së vlerës së ulët.
Në momentin që e shohim sikur diçka nuk po shkon me ne duhet të ndalemi,të mendojmë,reflektojmë për atë se çka po ndodhē,duhet të bëjmë një analizë të vetes sonë,t’i identifikojmë shkaqet se pse jemi këtu ku jemi,çka duhet të bëj ndryshe,çka duhet të heqim e çka të shtojmë.
Rregulli i parë për të ecur përpara është t’a dimè se ku jemi,pse jemi dhe cfarë duhet bërë,kështu veprojnë njerëzit e mëdhenjë dhe ne jemi pjesë e tyre.
Ndryshimi vie nga ne,jemi ne ata që e bëjmë ndryshimin dhe duhet t’a fillojmë nga vetja jonë ,te mbështetemi tek vetja jonë dhe përveq krijuesit të besojmë tek vetja jonë.
Universi vetëm se është një mundësi ekzistente që na ofron të mirat e saj,poor ne duhet të punojmë fort,besojmë shumë,sakrifikojmë që t’i fitojmë të mirat e saj dhe realizojmë ëndrrat dhe shpresat tona.

Le ta dijmë secili vlerën tonë dhe t’i mbajmë gjërat nën shputat tona dhe se vlerat tona janë zotrat tonë më të mire!
Ne jemi ata që duam të jemi dhe punojmë për të qenë ata që duam!

Frymëzuar nga Esetë e Ralph Waldo Emerson
Dhe libri Fuqia e mendimit pozitiv-Norman Vincent. /Familjadheshendeti.com