MUTIZMI SELEKTIV DHE ROLI I LOGOPEDIT

 

Nga Kaltrinë Lohaj – Logopede

 

A mundet logopedi te diagnostifikoj trajtoj dhe parandaloj problemet në të folur?

Fëmija im nuk flet në ambiente shkollore ose në publik kurse në shtëpi po;

A ka nevojë për logoped?

Çka është mutizmi selektiv?

 

Logopedi ështe një specialist i cili ushtron aktivitet rehabilitues (parandalim , vlerësim dhe kurim ) të patologjive të gjuhës dhe të komunikimit.
Nevojë për logoped kanë fëmijët që shfaqin vështërsi në të folur ,në komunikim si dhe gjatë leximit dhe shkrimit.
Logopedi trajton;
veshtersi ne te folur;
Çrregullim të artikulimit të fjalëve ose shqiptimit (dislalia);
Çrregullime të zërit ;
Çrregullime të gëlltitjes;
Belbëzimi;
Terapi me fëmijët pas ” implantit koklear “.
Disleksia ,disgrafia, veshtersi ne llogaritje;
Qiellza e qarë;
Mutizmi selektiv;
Çrregullime të komunikimit;
Të folurit hundor;
Vështërsi në koncentrim;

***
Mutizmi selektiv është paaftësia për të folur përballë të tjerëve,e cila prek më së shumti fëmijët.Fëmijët me këtë çrregullim paraqesin një paaftësi për të folur përballë personave të tjerë,por shumicën e rasteve nuk është prezent kur femija është mbrenda në shtëpi duke luajtur me antarët e tjerë te familjes.Janë ankthi dhe paniku i vazhdueshëm ata që pengojnë fëmijën të flasë,mund tē jetë faktori gjenetik dhe aftësia e fëmijës për t’u përshtatur me rrethana të reja.Shenjat e para të mutizmit shfaqen rreth moshes 5 vjeçare ,pikërisht kur fëmija përballet me një realitet tjetër e jo në ambiente shtëpijake.
Mutizmi selektiv nuk duhet të nënvelerësohet sepse nēse nuk trajtohet mund të të dergojë në probleme të mëdha ne mardhënie me të tjerët.Mund të shkaktojë probeme të rënda psikologjike dhe fëmija nuk mund të bëjë njê jetë normale.Përveq qe ndikon në performancën akademike dëmton edhe cilësinë e jetës pasi fëmija në shumë raste e privon veten nga pjesëmarrja e aktiviteteve të cilat i ofrohen.
Ju si prindër duhet të jeni të vemendshëm ndaj simtomave dhe kohëzgjatjes së tyre.Nëse fëmija juaj nuk flet ne publik, ne prezencën e personave të tjerë qofshin ata të panjohur apo të njohur,ne ambiente shkollore,ka vështërsi te mbajtjes së kontaktit me sy,nëse nuk i përgjigjet mesueses,shokëve dhe shoqeve të klasës, nëse në ambiente me fëmijë të tjerë nuk komunikon fare fillon të ulë zërin e të struket tek i ndonjë i afërm por në anën tjetër fëmija flet dhe komunikon në shtëpi duke luajtur at’herë prindërit duhet ta marrin parasysh dhe të shqetësohen për këtë problem.
Prinderit kanë rol kyq në zhvillimin gjuhësor të fëmijës dhe ndihmën tek fëmijët me mutizem.Ata mund te ndihmojnë në shumë mënyra por është e rëndësishme që të mos e bëni femijën të flas me zor, të mos neglizhoni fëmijën,po ashtu duhet folur në shtëpi me fëmijët tuaj mbi tema te ndryshme;
Mos e kritikoni fëmijën tuaj për të folur;
Lereni të marrë frymë;
Mos e ndaloni gjatë të folurit;
Lexoni tregime para se të flej këng ,poezi etj;
Përkrahni leximin e librave;
Krijoni situata që krijojnë komunikim;
Rutinën e përshëndetjes (sidomos kur nëna shkon dikun, duhet të ia bëjë me dije qe ajo kthehet ,që të mos thellohet ankthi i ndarjes).
Duhet që fëmijës t’i rritet gradualisht kërkesa për të folur duke i ofruar edhe mbështetjen e duhur,fillohet me kërkesa minimale të lehta e shkon duke u rënduar,pastaj shpërblimet e vogla.Duhet që fëmijëve me mutizëm selektiv t’i jepet sa më shumë mbështetje të jetë e mundur,në rastet kur përballen me situata të reja e të panjohura më parë për ta, t’u spjegohen gjërat që kanë lidhje me situatat e reja.
Puna e logopedit është mjaft e vështirë sepse pasi që është trajtuar problemi i ankthit nga psikologu duhet që të bëhet pastaj një komunikim sa më i mirë dhe efektiv.
Nese nuk trajtohet me kohë mund të vijë si pasojë ankthi i pergjithësuar kur duhet patjetër ndihma e psikologut. Është e rëndësishme që të respektohet një strukturë e profesionistëve dhe puna e ekipit multidiciplinar në të cilën bënë pjesë dhe rol kyq ka edhe logopedi./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 23
  •  
  •  
    23
    Shares