Dhuna nuk jeton vetëm

Dhuna nuk jeton vetëm

Të kesh informacione të përditshme se dikush është dhunar është gjëja më e shëmtuar që mund ti ndodhë një populli. Dhuna nuk jeton vetëm, ajo gjen strehimore tek gënjeshtrat e dhunuesve, tek të degjeneruarit e tek ata të cilët janë rritur e zhytur nën dhunë familjare.

Kur nuk ndërmerr hapa kundër dhunës është më dhunë se dhuna.

Larg paragjykimeve nëse duam të shpëtojmë rininë tonë. Ne duam që e ardhmja të jetë rinia jonë, por nuk kemi kohë të këshillojmë dhe edukojmë të rinjët si duhet të vetëmenaxhohen.

  • Nuk kemi kohë të ulemi të diskutojmë për problemet e tyre;
  • Nuk kemi kohë ti ushqejmë me ndjenjën e dashuris;
  • Nuk kemi kohë, nuk kemi kohë, nuk kemi kohë, e dhunuesi ka kohë dhe gjenë kohë të dhunoj e nënvlerësoj një fëmijë, një femër ose më mire të themi: një nënë, një vajzë, një motër, një hallë, një teze, një shoqe.

Ti njeri që dhunon, fizikisht dhe psiqikisht, pa më thuaj të lutem, po të ndodhte ty e njejta, cilën armë do përdorje për ta shkatërruar dhunuesin?
Sikur ty ta lëndonte dikush vajzën, cili do të ishte reagimi yt?
Sikur ty të vinte vajza ose motra po në atë gjendje, cili do të ishte reagimi yt?

Turpi nuk flet, turpi vetëm vepron!

Dhuna ushqen dhunën!
Nexhmie Beshiri Mr.sc Psikologe Klinike/ Psikoterapiste