PERIME ME MISH

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Kjo gjellë ka të gjitha aminoacidet esenciale, përmban ekuilibrin e duhur të proteinave dhe karbohidrateve, është e pasur me fibra, magnez, hekur, flavonoide, antioksidantë, kalium, zink. Sigurojnë nivele të larta të vitaminës A, vitaminës B (B1, B2, B6) dhe vitaminë C, K.

Produktet e lejuara janë 6 deri 8 muajsh mirëpo meqenëse është me më shumë produkte preferohet pas moshës 10 muajshe. Ndërsa me 3 kombinime mund të përdoret nga mosha 8+

Përbërësit:
100 gram mish i bardhë
1 karrot mesatare
1 kungulleshkë
5 bishtaja
Një grusht bizele

Në një enë të vogël, ngrohni 1 gotë e gjysmë çaji me ujë së bashku me mishin. Kur të nisë të ziejë ulni nxehtësinë

Lëreni të ziej rreth 20 minuta.
Derisa mishi të ziej në anën tjetër përgatisni perimet.
Në një tigan me pak vaj rapsi (vaj bebesh) qesim karrotën dhe bishtajat, fërgohen derisa te zbuten rreth 2-3 min duke i shtuar gradualisht pak ujë. Shtojmë kungulleshkat dhe bizelet dhe e bashkojmë me mishin dhe i ziejm së bashku në temperaturë të ulet edhe për 6-7 minuta.

Të gjitha së bashku i ziejmë derisa të vërejmë se perimet tanim janë zbutur mjaftueshëm.
Ndalim temperaturën, mbulojmë enën dhe lëmë edhe për pak minuta.

Nuk i kemi blu në blinder sepse kemi fillu me copa por mund edhe të bluhen sipas nevojës së bebit.
Nuk përmbanë krip pasi që është ushqim për bebe nën 1 vjet. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •