Vizita juaj e parë tek REUMATOLOGU

Nga Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog

ÇFAR DUHET TË PRESËSH NË VIZITEN TUAJ TË PARË TEK NJË REUMATOLOG?

Çfarë duhet të dini para se të shkoni (tek reumatologu)

Dhimbjet nga shkaqe të panjohura janë mjaft të frikshme. Vizita juaj e parë tek Reumatologu nuk duhet të jetë, ashtu si çdo marrëdhënie e re, duke u përgatitur për takimin e parë mund të ngrejë shumë pyetje dhe ndoshta dhe nervat gjithashtu.
Kështu që më poshtë keni opinionin e disa Reumatologëve se çka ata u thonë pacientëve për viziten e parë tek Reumatologu…

Para takimit tuaj

Përgaditeni veten me detajet e historisë suaj. Kaloni pak kohë duke menduar për simptomat tuaja sa më shumë detaje që mundeni. Këto detaje do të ndihmojnë reumatologun tuaj jashtëzakonisht. Disa reumatologë sugjerojnë që të mendoni për një afat kohor të simptomave. Ndërsa përgatiteni për takimin tuaj, provoni t’i pyetni vetes pyetjet e mëposhtme në lidhje me simptomat tuaja:

* Kur filluan ato?
* Ku ishin lokalizuar?
* Sa kohë zgjaten?
* A u nxitën nga diçka specifike?

Është gjithashtu shumë e rëndësishme të shënoni në letë ndonjë ilaç që merrni rregullisht, si dhe ato që keni provuar posaçërisht për simptomat tuaja. Gjithashtu mund të jetë e dobishme për të kontaktuar mjekun familjar tuajin për kopjet e analizave te fundit laboratorit tuajat, rentgenet…etj dhe historinë tuaj të plotë mjekësore.
Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e testimeve të dyfishta.

Gjatë takimit tuaj

Jini të përgatitur për një bisedë dhe ekzaminim te detajuar. Reumatologu juaj do të parashtrojë shumë pyetje specifike në lidhje me simptomat tuaja. Disa pacientë të rinj befasohen nga vëllimi i pyetjeve gjatë vizitës së tyre të parë! Disa pyetje madje mund të duken të palidhura me simptomat tuaja, por reumatologët janë si detektivet: ata duhet të mbledhin të gjitha provat që munden.

Reumatologu juaj gjithashtu do të kryejë një ekzaminim të plotë, zakonisht duke përfshirë të gjitha nyjet tuaja, nga shpatullat gjërë të gishtërinjët tuaj, si dhe zemrën dhe mushkëritë gjithashtu.
Pas ekzaminimit fizik, pacientëve të rinj mund të iu kërkohet për mostrat e gjakut dhe të urinës, si dhe realizimin e imazherive si me rrezet X, MRI ose ultrazërit.

Është e rëndësishme që të bëni pyetje gjatë takimit tuaj. Ju mund të jeni duke u përgjigjur shumë pyetjeve, por është edhe termini per viziten tuaj, andaj shfrytezojeni per informim dhe sqarim te “pikëpyetjeve” që mund ti keni në kokë. Nëse jeni kurioz, i shqetësuar ose madje i hutuar, flisni, pysni per çdo gjë që ju intereson!
Reumatologët inkurajojnë të gjithë pacientët e tyre që të sigurohen që ata të kuptojnë diagnozën e tyre, të kërkojnë sqarime për vizitat pasuese te radhes dhe të sqarojnë çdo paqartësi qe ata mund të kenë rreth sinptomave të tyre.
Disa pacientë gjithashtu e gjejnë të dobishme për të marrë shënime gjatë vizites të tyre – nuk ka ndonjë arsye pse mos ta bëjnë!

Pas gjithë përgatitjes për viziten tuaj, në takimin me reumatologun tuaj për herë të parë mund të ndjeheni si “vijë e finishit”, por është e rëndësishme të kuptojmë se ky është hapi i parë në një udhëtim të gjat.
Shumë reumatologë do të planifikojnë disa takim pasues për të rishikuar apo percjellur ecurin e semundjes, terapine apo dhe rezultatet laboratorike ose rezultatet imazherike.
Pacientët, shpesh formojnë marrëdhënie afatgjata me reumatologët e tyre dhe i konsiderojnë ata si një partner i ngushtë në kujdesin shëndetësor.

Tani që dini më shumë rreth asaj se çfarë të prisni, ju dhe reumatologu juaj mund të përqendroheni në atë që ka më shumë rëndësi: Për tu përmiresuar(sheruar)! /Familjadheshendeti.com