Si të shpëtojmë nga Coronavirusi? A ka mbrojtje pas infektimit?

Dr. Ismail Lutolli spec. Pediater
Subspecialist Dietolog – Nutricionist
Subspecialist Hematolog, Onkolog

Në momentet kur shkrimi të jetë publikuar, secili nga ne ka një pyetje që i sillet vërdallë:

Çfarë të bëjmë për t’u mbrojtur më mirë në rastin e infeksionit?

A ka shpëtim nga Coronavirusi?

Përgjigja është PO, pa asnjë dyshim që po dhe ne mund të bëjmë shumë duke zgjedhur ushqimin e përshtatshëm për ngritjen e imunitetit dhe perballim të infeksionit virusal të quajtur “Corona Virus”. Mos harroni se sot nuk eksiston vaksinë për Corona virus por eksistojnë hapat e duhur me të cilin sigurohet mbrojtje shumë e theksuar.

Ndiqni keshillat në vazhdim pa humbur kohë dhe shendeti i juaj e familjeve tuaja do jetë i mbrojtur në mase te madhe.

Një sistem i ngritur imunitar i siguron fëmijës dhe te rriturve një mbrojtje të fortë natyrale nga sëmundjet, përfshirë corona virusin mjaft aktual. Synimi jonë kryesor me këshillat në vazhdim eshte që të forcojmë sistemin imunitar, në mënyrë që organizmi të ketë aftësinë të përballet suksesshëm me Corona virusin. Ne mund t’ia dalim me sukses.

Ndiqni keshillat në vazhdim:

1. Ushqime cilësore që forcojnë imunitetin

Një dietë e ekuilibruar siguron një sistem të fortë dhe të shëndetshëm imun të domosdoshem per të perballuar corona virusin.

Është e rekomanduar që në dietën e përditshme të përfshihen fruta të freskëta dhe perime (përmbajnë karotenoide-substanca natyrore që stimulojnë sistemin imunitar), drithëra, arra dhe fara. Ushqimet që kontribuojnë në forcimin e imunitetit janë: limoni, grejpfruti, bananet, pjepri, boronica, luleshtrydhe, kajsia, mango. Gjithashtu edhe perimet si: qepë, hudhër, domate, spinaq, brokoli, patate e ëmbël, kungull i njomë, karota, lakër, fasule dhe produkte soje (të gjitha këto ushqime janë shumë të pasura me nivele të larta të vitaminave, mineraleve, enzimave dhe antioksidantëve që forcojnë sistemin imunitar). Le të behen nga sot pjesë e perditshme e tryezës suaj.

2. Vitamina C

Kryeson listën, kur bëhet fjalë për forcimin e imunitetit. Ajo rritë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, nivelin e interferoneve, proteinat natyrore të prodhuara nga qelizat imune në përgjigje të virusëve, parazitëve dhe qelizave tumorale. Ka rol të jashtëzakonshëm në ndihmesën e sistemin imunitar në betejën ndaj infeksioneve të ndryshme. Rritë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat luftojnë kundër infeksioneve, por edhe nivelin e interferonit, antitrupit i cili është i bashkangjitur në sipërfaqen e qelizës, duke parandaluar futjen e virusëve në të. Gjithashtu, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rritë nivelin e kolesterolit HDL (të mirë) dhe zvogëlon nivelin e kolesterolit LDL (të keq).
Njihet edhe si mbrojtës nga radikalet e lira në organizëm dhe është antioksidant i fortë. Dozën e nevojshme ditore të vitaminës C është më mirë ta merrni nga ushqimet natyrale, se sa si suplement. Frutat janë një burim i mirë i saj si: limoni, portokalli, papaja, kivi, luleshtrydhet, apo perimet, sidomos specat, brokoli dhe lakra. Kjo vitaminë, për shumë arsye gjendet në majën e listës të nutrientëve imunogjenë.

3. Vitamina D

Sistemi imunitar nuk mund të aktivizohet pa praninë e saj. Funksionet bazë të vitaminës D rregullojnë sistemin imunitar, rregullojnë rritjen e qelizave dhe ekuilibrin hormonal. Mënyra më e mirë për marrjen e vitaminës D është nga ekspozimi në diell. Përmes ushqimit këtë vitaminë mund ta merrni tek llojet e peshkut si salmon dhe ton, qumështi, vezët, kërpudhat, drithërat, lëngu i portokallit, gjizë pa kripë.

4. Marrja e acideve yndyrore të pangopura

Ato veprojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke rritur aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, si dhe në mbrojtjen e trupit gjatë reagimit ndaj infeksionit. Këto yndyra i marrim përmes llojeve të ndryshme të peshkut (ton ose salmon ), të cilët natyrshëm janë të pasura me omega-3 acide yndyrore. Gjithashtu edhe lajthi, arra ose fëstekë.

5. Vitamina E

Është një antioksidant i rëndësishëm, që kontribuon në forcimin e imunitetit. Ajo stimulon prodhimin e T-limfociteve dhe qelizave natyrore vrasëse. Sasi të mjaftueshme të vitaminës E mund të merren nga një dietë të pasur me fara, vajra bimore dhe drithëra.

6. Zinku

Rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjaku, të cilat luftojnë kundër infeksioneve. Burime të zinkut janë: drithërat e pasura, fasulja, mishi i lopës, mishi i qurës.

7. Vitaminat B

Këto vitamina përbëjnë grupin e 8 vitaminave të lidhura mes vete, të cilat në natyrë ndodhen në burime të bimëve dhe të kafshëve. Burime të pasura me vitamina B janë: perimet me gjethe të gjelbërta, drithërat integrale, patatet, bishtajat, arrat, mëlçia dhe mishi i thatë.

8. Magneziumi

Është mineral jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i nevojshëm për shumicën e reaksioneve në organizëm, mes tjerash është transport i glukozës dhe forcues i sistemit imunitar. Mund të merret përmes ushqimit, si tek bajamet ,farat e susamit dhe lulediellit, bananet, djathi, farat e kungullit dhe të lirit, miell tërshëre, brokoli, bizele dhe misër i ëmbël.

9. Sigurohuni që të merrni lëngje mjaftueshëm

Sigurohuni që dieta e përditshme të përfshijë një sasi të mjaftueshme të lëngjeve, në formën të ujit, qumështit apo lëngje frutash të pasura me vitamina.
Perdorni fruta dhe pije nga frutat e shtrydhura. Qendroni larg nga pijet e gazuara, apo ato me shtesa të ndryshme.
Marrja e se paku 2 litra uje ne dite eshte e domosdoshme.

10. Ushqime të pasura me selen

Vetëm tridhjetë gram arrë braziliane ka mjaftueshëm elementin kimik të selenit për të ndihmuar sistemin imunitar të luftojë sëmundjen.
Ushqime të tjera që përmbajnë selen janë frutat e detit, tuna, salmon, arrat, kikiriku .

11. Kërpudhat

Kërpudhat rrisin prodhimin e citokinës – qelizat që ndihmojnë në luftimin e infeksionit. Kërpudhat përmbajnë edhe përbërës të tjerë që forcojnë sistemin imunitar.

12. Qumështi i gjirit, faktor shumë i rëndësishëm te bebet

Qumështi i gjirit mund të përmirësojë ndjeshëm imunitetin dhe të mbrojë fëmijën nga Coronavirus.
Qumështi ka perberes siq janë imunoglobulina, leukocitet dhe antitrupa kundër viruseve dhe baktereve, që mbrojnë fëmijën nga infeksionet.

13. Pakësimi i marrjes së ëmbëlsirave dhe sheqerit

Konsumi i tepërt i sheqerit dhe ëmbëlsirave, zvogëlon numrin dhe funksionin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat ndihmojnë për të luftuar infeksionet e ndryshme dhe për të rritur efikasitetin e sistemit imunitar.

14. Sigurohuni që të keni gjumë të qetë dhe të mjaftueshëm

Nëse ju nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, do zvogëlohet rezistenca imunitare dhe kjo do të hapë rrugë për komplikime nga infeksioni virusal.

15. Aktiviteti fizik i domosdoshëm –
Aktiviteti i rregullt fizik është çelësi për të pasur një trup të shëndetshëm dhe për të shmangur sëmundjet e ndryshme. Aktiviteti fizik, frymëmarrja e thellë, ajri i pastër dhe rrezitja mbushin trupin me oksigjen. Aktiviteti fizik, ndikon në normalizimin e proceseve metabolike në organizëm, zvogëlon rrezikun për shfaqjen e problemeve metabolike, kardiovaskulare dhe proceseve tjera të demshme gjate infeksionin e mundshem me corona virus.

16. Limon dhe mjaltë së bashku

Një përzierje mjaft efikase në shtimin e imunitetit. Bëni shtrydhjen e 5 limoneve në një liter ujë dhe vendosni 4 lugë mjaltë, përzieni dhe i pini gjatë dites. Mund t’i shtoni edhe fara chia 4 luge mesatare.

17. Recetë per forcimin e imunitetit:

Super receta për forcimin e imunitetit

18. Recetë për shtimin e energjisë:
https://www.familjadheshendeti.com/recete-si-te-shtoni-energjine-tua/

19. Recetë për shtimin e energjisë në procese infektimi:
https://www.familjadheshendeti.com/receta-ideale-per-shtim-te-energjise/