Nga: Dr. Ismail Lutolli – specialist Pediatër

Subspecialist Dietolog – Nutricionist
Subspecialist Hematolog Onkolog

Ndiheni të lodhur dhe ju duket se gjërat nuk po ecin si duhet me shëndetin tuaj? Është koha të mendoni për shtimin e imunitetit dhe energjisë tuaj. Sjellim pranë jush një super recetë e cila do ta përmirësojë ndjeshëm imunitetin dhe shëndetin tuaj. Mund të përdoret nga tërë familja, fëmijë dhe të rritur dhe efektet do të jenë të jashtëzakonshme.

Sistemi imunitar i shëndoshë është parakusht themelor për shëndetin e mirëqënie të njeriut dhe paraqet bazë të rëndësishme për një jetë cilësore. Nëse sistemi ynë imunitar funksionon siç duhet, rreziku i paraqitjes së sëmundjeve të ndryshme është mjaft i ulët, sidomos i sëmundjeve të shkaktuara nga mikroorganizmat (bakteriet, viruset, fungjet, etj).

Me një fjalë ne duhet të kujdesemi për shtimin e imunitetit, pasi në të kundërtën nëse dobësohet aktiviteti i sistemit imunitar, ne jemi më të ndjeshëm në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, sidomos të sëmundjeve infektive. Sistemi imunitar mund të shihet si një sistem dinamik, ndërveprues midis njeriut dhe mjedisit.

Përbërsit:

– 300g arra

– 100g rrush të thatë

– 100g bajame

– 100g kumbulla të thata

– 20g pluhur xhenxhefil

– 20g pluhur hudhre

– 3 lugë të vogla fara chia

– 400g mjaltë (nëse dëshironi shijen më të ëmbël mund të shtoni 500g mjaltë)

– lëvozhgë nga 3 limona

Përgaditja :

1. Në blender i vendosni për bluarje arrat, rrushin e kumbullat e thata, bajamet  si dhe lëvozhgën e limonave.

2. Shtoni lëngun e tre limonave në përzierje, lëvozhgën e të cilëve i keni përdorur më parë.

3.I shtoni shtoni 3 lugë fara chia si dhe 20g pluhur xhenxhefil dhe pluhur hudhre dhe vazhdoni përzierjen.

4. Së fundi, mjalti duhet shtuar dhe përzier përsëri edhe 2 min.

5. Transferoni përzierjen në një kavanoz dhe ftoheni.

6. Pas përgaditjes le të qëndrojë në një vend të errët për 1 ditë dhe pastaj e përdorni

Përdorimi:

Për fëmijët  1.5 -2 vjeç që i kanë përdorur edhe më herët këto produkte:

1 lugë mesatare 2 herë në ditë për 7 deri 10 ditë.

Për fëmijët mbi 3 vjet – 1 lugë gjelle 2 herë në ditë per 7 deri 10 ditë.

Për të rriturit:

1 lugë gjelle 3 herë në ditë, për 7 deri 10 ditë.

Vlerat shëndetësore:

Arrat

Përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminave, antioksidantëve dhe mineraleve si dhe janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, Omega 6 proteina dhe fibra. Ato ndikojnë në një sërë procesesh metabolike në organizëm, në traktin tretës si dhe forcon mjaftueshëm imunitetin në organizëm. Ndikon në funksionimin e muskujve dhe liron energjinë e duhur në trupin tuaj.

Rrushi i thatë

Është i pazëvendësueshëm për prezencën e lartë të vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve, si fosfori seleniumi, të cilët bëjnë të mundur thithjen e materieve të tjera dhe proteinave në trup.

Bajamet

Janë burime të pasura me vitamina, minerale (mangan, kalium, calcium, hekur, magnez, zink dhe selen), acide yndyrore. Janë burim i shkëlqyer i  vitaminave B-kompleks si: riboflavin, thiamin, acid pantotenik, vitamin B-6, acid folik, vitaminës E, e cila paraqet një antioksidant të fuqishëm.

Kumbullat e thara

Janë të pasura me antioksidues, minerale dhe vitamina dhe e tërë kjo ndikon direkt ne imunitetin e organizmit. 

Xhenxhefili

Mjaft e pasur si ushqim me përmbajtje të lartë me antioksidantë dhe prezencë multivitaminoze. Xhenxhefili do të rrisë imunitetin tuaj, mbrojtjen nga infeksionet, të ftohtin dhe gripin. Pastron organizmin nga toksinat dhe merr pjesë në përmirësimin e proceseve inflamatore duke ndikuar kështu direkt në ngritje të imunitetit.

Hudhra

Njihet për vetitë antibakteriale, antioksiduese dhe ndikuese direkte ne rritjen e imunitetit.ka shume qe e quajn edhe antibiotic natyral per efektin shume te shprehur ndaj infeksioneve bakteriale ne organizem ,posaqerisht në kombinim me mjaltën.

Farat Chia

Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Fara Chia është e shkëlqyeshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes.

Limoni:

Ka një numër përbërësish duke përfshirë flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet prezenca e lartë e vitaminës C e cila ndikon në përmirësimin e shpejtë të proceseve inflamatore dhe shërimin e shpejtë nga problemet e traktit respirator. Nje rol shumë të rëndësishëm edhe në ngritjen e imunitetit që në mënyrë direkte ka ndikim mbi sistemin e frymëmarrjes

Mjalti:

Përmban Vitaminë B1, B2, A, niacinë dhe midis lëndëve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj që vijnë nga nektari në raport me llojshmërinë e luleve që bletët i kanë shfrytëzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave, vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj, duke ndikuar direkt në shëndetin tonë. Mjalti pa asnjë dyshim mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, dhe me efikasitet shumë të lartë shërues./Familjadheshendeti

Shpërndaje
  • 2.6K
  •  
  •  
    2.6K
    Shares