Intervistoi: Hafize F. Elshani, gazetare

Terapia mjekësore, fashat dhe aparaturat ortopedike, kinesiotape, PRP ( Platelet-Rich Plasma), acidi Hyaluronic dhe allçia janë disa prej metodave bashkëkohore jooperative për trajtimin e dhimbjeve, që shfaqen në ortopedi. Aplikimi i tyre, sipas kirurgut ortoped Alfred Simoni bëhet sipas rastit, por në çdo kohë janë rezultatet ato të cilat dëshmojnë për efikasitetin e tyre.Përmes një interviste dhënë për gazetën Familja dhe Shëndeti, kirurgu ortoped në spitalin gjerman prezanton secilën prej metodave, mënyrën se si funksionojnë dhe në çfarë problemesh përdoren.

Gazetarja Hafize Elshani ka intervistuar këtë herë për rubrikën ‘Shëndeti “ Dr. Alfred Simoni. Kjo është intervista e parë nga Dr.Simoni, specialist në kirurgji të përgjithshme në ortopedi. Në një intervistë Ekskluzive për Gazeten “ Familja dhe shëndeti” ai tregon për punën në Gjermani dhe atë që ka bërë në Kosovë, po ashtu rrëfen për herë të parë se cilat ishin arsyet që e shtyen ta lë vendin e vet .

Kjo është intervista e parë e realizuar nga Dr. Alfred Simoni specialist në kirurgji të përgjithshme në ortopedi qëtani punon në Gjermani.

A mund të na e përmbledhni me pak fjalë jetën tuaj profesionale?

Unë tani jetoj dhe punoj në Gjermani në kirurgji të përgjithshme në ortopedi, në Kosovë kam qenë në ORL. Si mjek punojë qe nga viti 2012, dy vite si mjek i përgjithshëm. Ne Gjakovë kam punuar që nga viti 2014. Ndërsa në Klinikën e ORL në QKUK katër vite dhe nga viti 2018 kam ardhur në Baiern të Gjermanisë në një klinikë të kirurgjisë së përgjithshme ku punojë me ortopedi.

Pse zgjodhe kirurgjinë ortopedike?

Këtë drejtim e kam zgjedhur nga pa mundësia për punë në ORL në shtetin Gjerman në atë kohë në Baiern vendet ishin të  kufizuara për ORL dhe e vetmja mënyrë me u kyç në sistemin gjerman ka qenë me u fut kokën në një drejtim, nuk ka pas rëndësi se cili drejtim do jetë ai, por pakë nga pakë ka filluar të më pëlqejë dhe pastaj nuk e kam ndërruar asnjëherë.

Mund të na e bëni një përshkrim të shkurtër të punës suaj që e bëni në Repartin e Ortopedisë të Spitalit atje në Gjermani?

Në repart operojmë proteza të gjunjëve (Proteza kokso – femorale (këllkut apo kërdhokullave) njëren prej tyre e operoj edhe vet. Koksofemorali është një artikulacion i formuar nga koka femorale me formë të rrumbullakët, dhe nga acetabuli, komponent i legenit që e pranon atë duke formuar një kompleks të ngjashëm me një “topth” të futur brenda një zgavre. Njërën prej tyre e operoj edhe vet. Puna është e madhe dhe nevojitet  shumë përkushtim sepse mjeku vet merr gjakun i shiqon analizat i bënë operimet e shumë gjëra të tjera.

Çfarë e veçon Repartin e Ortopedisë në vendin ku ju jetoni, nga repartet ortopedike të qendrave tjera shëndetësore në vend dhe rajon?

Spitalin ku punoj unë e karakterizon puna e madhe që bëhet në shërbim të pacientit, jepet gjithçka për pacientin, në këtë rast pacienti është “zoti”, ndërsa mjeku vetëm shërbëtor i tij, vitin e kaluar në këtë spital ku unë punoj është shpallur spitali më i mirë në Gjermani.

Kosova, a është larg me kushte dhe me trajtime nga vendet e tjera?

Kosova është shumë larg në gjitha aspektet, pasi i njoh shumë mirëdy sistemet, ka shumë mangësi në Kosovë duke u nisur nga infrastruktura, edukata dhe kultura e punës, po ashtu dhe respektin për pacientin që mungon në Kosovë. Po ashtu metodat egzaminuese dhe terapeutike ndryshojnë në mënyrë drastike në Kosovë, punohet pa protokoll sipas dëshirës.

Ju jeni specialist i Ortopedisë, i specializuar. Pse zgjodhët Spitalin nëGjermani për të dhënë kontributin tuaj si specialist i Ortopedisë ?

Në Gjermani kam ardhur për të punuar për shkak se Kosova nuk na ka ofruar kushtet elementare për punë dhe për mbijetesë, më ka bërë mua si mjek të jem si rast social, po ashtu përfitimet profesionale kanë qenë shumë të pakta, arsyeja e fundit ishte sepse nuk kam dashur familjen time ta edukoj në atë rreth jo të mirë

Ju si mjek me përvojë dhe profesionalizëm, sa ka qenë i vështirë adaptimi në kushtet dhe rrethanat e shëndetësisë në Gjermani ?

Adaptimi për mua ka qenë shumë i vështirë, çdo gjë me rregulla, por deri tani ia kam dalur për të arritur aty ku unë kam dashur e deri tani ia kam dalur shumë mirë.

Në ortopedi çfarë trajtimesh të tjerash përdoren, përveç ndërhyrjeve kirurgjikale?

Në Ortopedi shumica e ndërhyrjeve janë kirurgjike pork a edhe ndërhyrje jo shumë invasive arteroskopi, me kamerë që ta shohim hapsirën mes kockave dhe terapi konservative me barna.

Çfarë është kinesiotape dhe si funksionon?Në çfarë problemesh përdoret?

Kinesiotape është një lloj metode fashimi. Aplikohet direkt në lëkurë për trajtimin e dhimbjeve, ënjtjen, ose për qarkullimin e lëkurës. P.sh. kur kemi dhimbje të krahut, shpatullave, në këmbë apo në fytyrë, pra në çdo pjesë të trupit, zgjidhja do të ishte te metoda kinesiotape. Në momentin që kjo fashë aplikohet, ngjitet në lëkurë duke sjellë ngritjen e lëkurës sipër. Kur kjo ndodh, atëherë nervat nuk arrijnë të depërtojnë sinjal në tru dhe dhimbja nuk ndihet. Kinesiotape bllokon sinjalin që shkon në tru, duke ndihmuar në kapërcimin e dhimbjes. Këto fasha mund të aplikohen edhe te gratë shtatzëna, pasi nuk ka në përbërje ilaç që mund të sjell efekte anësore. Mund të aplikohet gjithashtu edhe në fytyrë, në dhimbjet cervikale, pra së gjithash dhimbjet që kanë lidhje me tendinat dhe muskujt. Kjo është një ndër metodat më të mira për sa i përket dhimbjes që shfaqet në ortopedi. Pacienti e mban vetëm një javë dhe gjatë kësaj periudhe dhimbja qetësohet. Për përdorimin e kësaj fashe, pacienti merr instruksionet e nevojshme nga mjeku.

Çfarë është PRP (Platelet-Rich Plasma), si funksionon dhe në çfarë problemesh përdoret konkretisht?

PRP (Platelet-Rich Plasma) është një lloj ekstrakti që merret direkt nga gjaku i vetë pacientit. Në momentin që ne pësojmë një traumë, dëmtojmë muskulin, lëkurën, artikulacionet, vetë trupi ynë mundohet të krijojë mekanizimin mbrojtës për të dërguar gjak në atë pjesë trupi. Normalisht gjaku mblidhet aty dhe vetë këto qeliza, pra platelet, kryejnë funksionin e tyre për të rikuperuar pjesën e dëmtuar. Në trupin tonë ndodhen deri në 450 mijë platele, të cilat priren të kalojnë në pjesën që ka pësuar hematomë, duke e rigjeneruar atë. Por çfarë bëjmë ne me PRP (Platelet-Rich Plasma)? Përqendrojmë nivelin e plateleve 1.5 milionë në gjak dhe pasi është bërë përgatitja paraprake, atëherë e aplikojmë në pjesën problematike. Mund të jetë një çarje, këputje muskuli, mund të jetë një problem brenda artikulacioneve dhe në këto raste aplikohet PRP (Platelet-Rich Plasma). Kjo metodë kryen 10-fishin e punës apo funksionit që mund të krijonte vetë qeliza brenda trupit. Nëse ne e aplikojmë këtë metodë, atëherë rikuperimi është shumë herë më i shpejtë.U vjen tepër në ndihmë futbollistëve që pësojnë trauma. Falë kësaj metode, ata e kanë shumë herë më të lehtë t’i rikthehen aktivitetit sportiv. Kjo metodë mund të aplikohet edhe në kirurgjinë plastike, okulistikë, stomatologji apo edhe në dermatologji. Bën rigjenerimin e lëkurës.

Si funksionin acidi hyaluronic dhe si përdoret?

Acidi hyaluronic është injeksion që përdoret për artikulacionet.Qëllimi i tij parësor është që të ushqejë indet kërcore që ndodhen artikulacionet. E aplikojmë këtë lloj metode te pacientët rreth moshës 60-65-vjeçare tek artikulacionet e gjunjëve, në shpatulla, në kyçet e duarve. Mund të përdoret edhe tek artikulacioni i nofullës, si edhe për sëmundjen e artritit.Acidi hyaluronic përdoret edhe në kirurgjinë plastike. Por së fundmi, te ky acid kanë shtuar një substancë tjetër që është manitoli. Efekti i tyre është shumë herë më i madh.Në klinikën tonë janë edhe aparaturat më moderne në aplikimin e këtyre metodave, përkatësisht Kinesiotape, PRP (Platelet-Rich Plasma), Acidi Hyaluronic dhe Manitol.

Kur aplikohet secila prej këtyre metodave?

Fillimisht varet te pacienti dhe së dyti, nga lloji i sëmundjes. Janë disa raste të tjera që mund të aplikohen të kombinuara.

A mendoni që Kosova ka staf mjekësor të përgaditur si në Gjermani dhe se diferenca nuk vërehet?

Dallimi mes profesionit shëndetësor në Gjermani dhe në Kosovë kanë shumë dallim të madh si nga përgjegjësia në punë qëështë shumë e madhe pasi në Gjermani çdo gjë evidentohet dhe përpunohët , gabimet evidentohen dhe përmisohen.

Ju jeni mjaftë aktiv në grupin “familja dhe shëndeti”, si e shihni këtë grup a është ndihmë e madhe për familjet shqiptare më këshilla që po ipen nga ana e profesionistëve te fushës së mjekësisë, çfarë mendimi ke lidhur me këtë platformë humane?

Gazeta dhe grupi “Familja dhe Shëndeti” është një mundësi e re, një mënyrë e re komunikimi në ndihmë të njerëzve në nevojë të paktën bëhët edhe një orientim i duhur me aq mundësi sa ekziston, ata që me të vërtetë janë human dhe e duan humanizmin e gjejnë vetën shumë mirë në këtë gazetë dhe në këtë grup,

Dhe në fund, cila do të ishe këshilla juaj për pacientët me probleme ortopedike ?

Për pacientët me problem ortopedike duhet një përkujdesje e vazhdueshme shëndetësore sistematike dhe e kontrolluar gjithmonë nga një profesionist i mire dhe i formuar shëndetësor./Familja dhe shëndeti/

© “Familja dhe Shëndeti” .Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shpërndaje
  • 1.8K
  •  
  •  
    1.8K
    Shares