Shfrytëzimi i plazhit nga një grua shtatzënë

Nga Dr.IsmailLutolli
Specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog-Nutricionist

Bashkautore: Samire Ademi Lutolli – Specialiste Gjinekologji/ Obstetrikë

Shfrytëzimi i plazhit nga një grua shtatzënë mund te bëhet duke pasur parasysh këto kushte:

1. Ora 7 deri në 10 paradite dhe 17 deri në 19 pasdite. Shëtitje mund të bëhet edhe në orët e hershme të mëngjesit dhe në orët e vona të mbrëmjes.

2. Nuk preferohet përdorimi i baseneve dhe ambienteve apo pishinave të mbyllura për shkak të rrezikut nga infeksionit.

3. Mund të shfrytëzohet noti pa sforcim të theksuar dhe në vendet ku plazhi është mjaftueshëm i pastër.

4. Mund të përdorë kremra të prodhuar enkas për gra shtatzëna.

5. Duhet të marrë sasi të mjaftueshme të ujit, lëngjeve gjatë qëndrimit në plazh.

6. Nëse ka një shtatzëni me probleme apo rrezik dështimi, duhet evituar plazhin.

7. Ecja buzë detit në mëngjes dhe mbrëmje, përben anën shumë pozitive të plazhit.

8. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit duhet të jetë në orët e theksuara sipër e jo gjatë ditës. Çdo qëndrimi zgjatur ne pjesën tjetër të ditës mund të sjell deri te komplikimet,ndër të tjera edhe te dehidrimi dhe humbja e elektroliteve, të cilat mund të rrezikojnë shtatzëninë./FamiljadheShëndeti

Shpërndaje
  • 81
  •  
  •  
    81
    Shares