Era e keqe e gojës

Nga Dr. Shqipdona A. Morina

Stomatologe

(Usia e pakëndshme nga goja)

Të disa persona nga goja hetohet usia e pakëndshme (Fetor ex ore). Kjo ndodh të personat kur në gojën e tyre zhvillohen proceset ulceronekrotike, përkatësisht proceset gangrenoze. Era e keqe nga goja mund të shfaqet edhe në rastet e tjera të sëmundjeve orale ( brenda gojës) dhe extraorale (jashtë gojës). Këtyre personave kjo u shkakton probleme sociale, meqë duhet shmangur shoqërisë. Po ashtu të këta persona era e keqe nga goja shkakton probleme psikike, të cilat mund të jenë shkaktar të depresionit dhe të neurozave.

Kur fjala është për usinë e pakëndshme në gojë atëherë është e domosdoshme së pari të vërtetohet shkaktari nga e cila varet tretmani terapeutik.

SHKAKTARËT e erës së keqe nga goja- ekzistojnë një numër i madh i tyre, nga aspekti etiologjik duhet dalluar: shkaqet orale, shkaqet fiziologjike, shkaqet extraorale si edhe shkaqet idiopatike (të panjohura) të usisë në gojë.

Nga shkaktarë orale të erës së keqes në gojë përmendim: proceset ulceronekrotike, gangrenozat, mbetjet e ushqimit, prishjet e dhëmbëve, grumbullimi i gjakut pas nxerjes së dhëmbit, si dhe mos mbajtja e higjienës orale.

Shkaqet fiziologjike të erës së keqe në gojë, varet nga koha ditore ( në mëngjes me e shprehur), mosha ( me moshë shtohet intensiteti), ushqimi (uria mund të ndikon në shfaqjen e urisë), si dhe disa gjendje p.sh. Menstruacioni, shtatzënia të femrat (si shkak i veprimit të horomoneve) etj.
Shkaqet extraorale (jashtë gojës , gjetiu) era e keqe që shkaktohet nga këta faktorë quhet era e pakëndshme e vërtetë. Usia e tillë nuk largohet pas sanimit të shkaktarëve të gojës. Nder këto shkaqe përmendim: sëmundjet e rrugëve të fry marrjes, sëmundjet e traktit tretës dhe sëmundje tjera të përgjithshme.

MJEKIMI— mjekimi i të sëmurëve ka për qëllim evitimin e usisë së pakëndshme në gojë dhe lirimin e të sëmurit nga këto pakënaqësi. Suksesi terapeutik varet nga ajo sa është përcaktuar shkaktari. Nëse është sëmundje e përgjithshme duhet mjekuar e me pas edhe masat lokale.

Në terapinë orale duhet bërë mjekimi i sëmundjeve orale, largimi i agjentëve, mënjanimi i depozitimeve në dhëmb, zbatimi i medikamenteve, në mjekim përdoren edhe preparatet dezodorante të cilat e largojnë usinë në gojë./FamiljadheShëndeti