Palpitacionet: Ndjenja e rrahjeve të zemrës

 

Nga dr. Gëzim Berisha-Kardiolog

Zemra juaj rrah mesatarisht 72 herë ne minut qe i bie më shumë se 100 000 herë në 24h. Normalisht ne nuk e ndjejmë atë fare duke kontrahuar. Momenti që e ndjeni zemrën teksa punon në gjoksin tuaj kjo quhet me term mjekësor Palpitacione. Palpitacionet mund të shfaqen në kuptim të rrahjeve të fuqishme të zemrës, pauzave të zemrës, në kuptim të rrahjeve të shpeshta apo rrahjeve krejtësisht të crregullta të zemrës. Ato mund të paraqiten në episode që ndodhin nga disa sekonda e deri në ato që zgjasin me orë apo ditë të tërë.

 

A janë të rrezikshme për jetën tuaj Palpitacionet ?

Parimisht nëse keni palpitacione kjo nuk do të thot se ju vuani nga ndonjë sëmundje e zemrës. Se sa janë të rrezikshme për jetën tuaj varet nga shkaktari i tyre. Palpitacionet më së shpeshti shkaktohen nga problemet e ashtuquajtura ekstrakardiake siq janë stresi, ankthi, emocionet, aktiviteti i lart fizik, vlera të uleta të glikemisë në gjak, anemia (pagjakësia), temperatura e lartë trupore, shtatëzania, barnat e ndryshme që merren për sëmundje të ndryshme, sëmundjet e gjëndrres tiroide, konsumi i tepërt i pijeve energjike, kafes, cajit etj. Palpitacionet e shkaktuara nga këta shkaktar quhen beninje (jo të këqija) dhe nuk paraqesin kurfar rreziku për jetën tuaj.
Por KUJDES palpitacionet mund të jenë alarm që tregon për një rrezik të madh për jetën tuaj.
Bëhet fjalë për palpitacionet e shkaktuara nga crregullimet e ritmit të zemrës (aritmit), rrahjet shumë të shpeshta të zemrës, rrahjet shumë të ngadalta, blloqet e zemrës etj.

 

Kur të kërkoni ndihmën e mjekut ?

Palpitacionet që zgjasin me sekonda zakonisht janë të parrezikshme dhe nuk kërkojnë evaluim të mëtejmë kardiologjik. Ndërsa, palpitacionet e përsëritura në episode më të gjata kërkojnë evaluim të mëtejmë specialistik nga kardiologu i cili do të realizoj një EKG të momentit, një EKG holteri 24H apo një ekokardiografia. Kjo me qellim të përjashtimit apo diagnostikimit të aritmive të rrezikshme për jetën të cilat pastaj do të trajtoheshin në mënyrë adekuate.
Poashtu nëse tashmë jeni diagnostikuar sëmundje të zemrës dhe papritur keni palpitacione paraqituni menjëherë te Kardiologu i juaj.

PS. Në fund ju uroj një fundjavë të këndshme pa palpitacione./Familjadheshendeti.com

 

Shpërndaje
  •  
  •  
  •