MJEKU JU PERGJIGJET :

 

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

 

SI TA MJEKOJMË ANEMINË TEK FËMIJËT ?

Cilat ushqime kanë permbajtje me te madhe te hekurit ?
A mund të jetë anemia shkak i sjelljes agresive, hidhërimit, problemeve me gjumin dhe çarje pa arsye ?
Cila zgjedhje është më e mira : ushqyerja me gji, qumështi i lopës ose formula e qumështit të adaptueshëm?
Cilat janë vlerat normale të hekurit dhe hemoglobinës në gjak dhe veqanërisht tek fëmijët ?
Kam përdorur preparate antianemike për 2 javë por prapë vlerat e eritrociteve dhe hemoglobinës qëndruan të ulura, çfare të bëjë ?
Keto dhe shumë të tjera në përgjigjet në vazhdim.

 

PYETJE 1:

CILAT USHQIME KANE PERMBAJTJE ME TE MADHE TE HEKURIT ?

Përgjigje:

Ushqimet më të mira që kane permbajtje me te larte te hekurit dhe qe parandalojnë apo sherojne anemine jane :

  • Mishi : sidomos mishi i kuq – të tilla si mëlçia mish viçi, shpendët, peshqit dhe vezët zakonisht vijnë në krye të listës për parandalimin e anemisë ushqyese, pasi ato janë të pasura në B12, folate dhe hekur .
  •  Drithërat , perimet : fasule, bizele, thjerrëzat, fasule soje,produkte soje: qumësht soje, karkaleca, hithër, kale, brokoli, asparagus …
  • Spinaq dhe perime me gjethe jeshile : Spinaqi është i pasur me hekur dhe është gjithashtu e pasur me vitaminë C, si perime me gjethe jeshile janë gjithashtu të pasura në të. Mundohuni të konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C me ushqime të pasura me hekur, në të njëjtën vakt.
  • Fasule soje :Fasule soje është një nga fasulet më të pasura me hekur. Fasule të tjera janë gjithashtu burim i madh i folatit.
  • Frutat e thata : Frutat e thata si rrushi, kajsi ose kumbulla përmbajnë hekurin më të madh.
  • Frutat e pasura me vitaminë C (portokalli, luleshtrydhe, pjepër, grejpfrut) rrisin thithjen e hekurit.
  • Arra janë një burim i mirë hekuri, si dhe bajamet.
  • Fruta deti deti (midhjet ) peshqit salmon, ton, sardele …
  • Produktet e qumështit :Këto konsiderohen si burime të shkëlqyera të vitaminës B12.

———————————————————————————————–
Pyetja 2:

NGA CILI MUAJ I JETES SE NJE TE POSLAINDURI MUND TE ZHVILLOHET ANEMIA ?

Përgjigje:
Zakonisht tek të porsalindurit, pas një faze normale shtatzanie mund të zhvillojnë anemi pas muajit të katërt, pasiqë deri ateherë kanë rezervat e marra nga procesi I shtatzanisë. Te fëmijët e lindur parakohe, anemia mund të zhvillohet nga muaji i dytë I jetës.

————————————————————————————————–
Pyetje 3:
CILI ESHTE DALLIMI NE MES QUMESHTIT TE NENES DHE SHTESAVE SA I PERKET ABSORBIMIT TE HEKURIT ?
Përgjigje :
Arsyet përse qumështi i nënës është shumë më i mrë sa i përket absorbimit të hekurit janë të shumta. Po i përmendim disa :

  • Qumështi i nënës është i pasur me glikoproteinen laktoferin, e cila mundëson absorbimin deri në 47% të hekurit nga qumështi i nënës për dallim nga qumështi i lopës 10 %, ose qumështit shtesë 4 %.
  • Prezenca e lartë e vitaminës C dhe laktozës në qumështin e nënënës, gjithashtu ndikojnë shumë në absorbimin e hekurit.
  • Kalciumi pengon absorbimin e hekurit nga qumështi dhe për shkak të prezencës së lartë të këtij elementi në qumështin e lopës, nuk preferohet të përdoret nga fëmijët deri në moshën 1 vjeçare (ka edhe arsye tjera).
  • Laktoferina nga qumështi i nënës pengon shfrytëzimin e hekurit nga bakteriet, kështuqë ka rol të rëndësishëm në pengimin e zhvillimit të bakterieve.Zakonisht te të lindurit pas nje faze normale shtatzanie mund të zhvillojnë anemi pas muajit të katërt pasi deri ateher kanë rezervat e marra nga procesi I shtatzanisë. Te fëmijët e lindur parakohe anemia mund të zhvillohet nga muaji I dytë I jetës.

————————————————————————————————
Pyetja 4
CFARE DEME KA SA I PERKET ANEMISE NJE FEMIJE 6 MUAJSH NGA PERDORIMI I QUMESHTIT TE LOPES ?

Përgjigje :

Dëmet janë të shumta pasi do kemi zvoglim të absorbimit të hekurit ,pastaj do kemi dëmtim të traktit digjestiv –absorbues dhe mundësi të kemi edhe mikrogjakderdhje të cilat shpeshherë edhe nuk I vërejne prindërit.
Qumështi I lopës në këtë moshë mund të ndikoj në pasoja të thella të traktit digjestiv,zorrëve dhe kjo të ndikoj në fillimin e sëmundjeve të këtij trakti në të ardhmen.
Mund të jetë bazë edhe për reaksione alergjike etj,etj.
Gjidhënja ngelet si mënyra më e sigurtë ,më cilësore dhe me efekte positive shumë të rëndësishme mbi shëndetin.

——————————————————————————————————

Pyetje 5 :
DESHA TE JU PYES SE CILAT JANE VLERAT NORMALE TE HEKURIT DHE HEMOGLOBINES NE GJAK TEK FEMIJET 1 DERI 2 VJEC ?

Pergjigje :
Vlerat normale te hemoglobinës për këtë moshë janë në parametrat 120 deri 160 g/l ( në disa raste, varësisht nga vlerat referente në laboratorët e ndryshëm mund të gjeni edhe vlerat 140 -180 g/l).
Vlerat normale të hekurit janë : 14,3 – 25,1 µmol/l. Sidoqoftë, hekuri është një parametër relativ dhe në shumë procese që kalojnë fëmijët do të jetë i ulur, por nuk do të thotë që fëmija ka anemi. Pra, për të ardhur në përfundim se një fëmijë ka anemi, duhet parë gjendja e përgjithshme klinike dhe në veçanti vlerat e eritriciteve dhe hemoglobinës dhe pastaj të konstatojmë që kemi të bëjmë me anemi apo jo.
——————————————————————————————————
Pyetje 6 :
Dr. ISMAIL LUTOLLI A MUNDET ME QENE NGA ANEMIA NESE FEMIJES I RRIN HUNDA NGJYRE PORTOKALLI NE TE VERDHE ,FEMIJA I KA 6 MUAJ E DY JAVE ?

Pergjigje :
Shumë prindër janë të shqetësuar kur vërejnë se lëkura e foshnjës fillon të marrë ngjyrë portokalli. Hiperkarotenemia (shfaqja e ngjyrës së portokalltë ), është një dukuri shumë e zakonshme tek foshnjat. Nëse fëmija juaj ka filluar me ushqimet dhe rregullisht ha karrota apo ushqime të tjera të pasura me beta-carotene, ka shumë mundesi që ky është shkaku i shfaqjes se ngjyrës portokalli në lëkurën e fëmijës tuaj.
Karrota, kungujt dhe patatet e ëmbla, janë perime që shpesh janë të parat me të cilat fillohet ushqyerja e fëmijëve, kur ata fillojnë të hanë ushqime të ngurta dhe ndikojnë në këtë shfaqje. Kur fëmija juaj shpenzon më shumë beta-carotene sesa nevojat e tyre, e cila është konvertuar në vitaminë A, mund të shkaktojnë në lëkurë hije portokalli apo të verdhë. Kjo quhet hiperkarotenemia dhe nuk konsiderohet e rrezikshme.
Nëse ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së shkaktuar nga marrja e shumë beta -caroteneve, të bardhët e syve të fëmijës do të vazhdojë të duken normale, nuk ka vend për shqetësim.
Beta-caroteni është gjetur në fruta të tjera dhe perime, duke përfshirë kajsi, pjepër, spinaq, mango etj.
Ngjyra portokalli e lëkurës që ndodhë me marrjen e tepruar te beta-caroteneve nga karrotat apo burime të tjera, nuk paraqet një rrezik për shëndetin. Ngjyra e lëkurës do të zhduket kur fëmija juaj të ndalojë të hajë aq shumë nga ushqimet e pasura me beta karoten.
——————————————————————————————————
Pyetje 7 :
Kam perdorur preparate antianemike për 2 javë por prapë vlerat e eritrociteve dhe hemoglobinës qëndruan të ulura. Kam vazhduar edhe për dy javë tjera dhe më është dukur se gjithqka shkoi në normalitet. Në analizën që përserita pas 2 jave, prapë vlerat kanë filluar të ulen. Djali im ka moshën 1.5 vjeç. Çfarë duhet te bëjë për të përmirësuar këtë gjendje?

Përgjigje:
Përdorimi i preparateve antianemike nuk mund të bëhet për një periudhë 2 javore dhe pastaj të kemi ndërprerje. Edhe kur vlerat rikthehen në normale, mjekimi me preparate antianemike vazhdon edhe për së paku 2 javë deri në 1muaj. Duhet te konsultoheni me pediatrin që ndjekë gjendjen e djalit tuaj, që të merrni këshilla rreth aspektit dijetologjik dhe nevojës së një ushqimi të balancuar dhe te pasur me hekur, një ushqim antianemik i cili gjithashtu do i mundesojë një rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.
——————————————————————————————————
Pyetje 8 :
VAJZA IME KA MOSHE 5 VJECARE . PARA 1 MUAJI KEMI VEREJTUR NDRYSHIME NE SJELLJEN E SAJ . ISHTE SHUME ME AGRESIVE ,NUK FLINTE ME KOHE,HIDHEROHEJ PER GJERA TE PARENDESISHME ,CANTE PA ARSYE ETJ.SHQETESIMI YNE U BE SHUME I MADH DHE PASI REALIZUAM SHUME KONTROLLA TE MJEKET ,NE FUND E VETMJA ARSYE NGELI ANEMIA ,PRA KISHTE VLERA TE ULETA TE ELEMENTEVE TE GJAKUT .
GJENDJA U PERMISUA PAS PERDORIMIT TE TERAPISE ,POR FRIKA JONE SI PRINDER NGELI DHE SOT E KESAJ DITE .
A KA MUNDESI SE E TERE KJO ISHTE NGA ANEMIA APO DUHET TE KEMIENDE FRIKE PER GJERA TJERA ?

Pergjigje:
Ndryshimet që ndodhen tek vajza juaj, ka mundesi reale te kenë patur shkakun direkt nga anemia. Në shkrimin e parë e kam përmendur këtë mundësi. Pra, anemia i jep të gjitha simptomat që keni përshkruar. Nëse kjo nuk do të mjekohej edhe për një kohë, këto simptoma do të shkonin duke u përkeqësuar.
Shpresoj që kjo ka qenë kaluese dhe nga ajo që shkruani kuptojmë se tani gjithqka është duke shkuar mire. Pra, nuk ka vend për brengosje shtesë.
Nëse vie deri te ndryshimet e sjelljes së fëmijëve, duhet patjetër të bëhen edhe ekzaminime shtesë dhe në rend të parë pasqyra e gjakut e cila në shumë raste tregon arsyen e saktë të këtij ndryshimi.
——————————————————————————————————
PYETJE 9:
Dr.LUTOLLI SI ESHTE E MUNDUR QE FEMIJA IM I LINDUR NE KOHE ,QE HA CDO GJE DHE KA SHTUAR PESHE NORMALISHT ,MUND TE KETE ANEMI PER SHKAK TE MUNGESES SE HEKURIT ?

Pergjigje:
Shkaqet mund të jenë të shumta. E para është shkalla e anemisë tek ju si nënë. Në qoftëse një grua mbetet shtatzënë, ka reduktuar furnizimin e hekurit në trup ( p.sh vuan nga anemia apo ka pasur shtatzani të shpeshta në suksesion të shpejtë), nuk do të jetë në gjendje për të përmbushur nevojat e foshnjës së lindur me hekur .Mos kujdesi ne marrjen e ushqimeve te pasura me hekur dhe kompenzimi I deficitin te fituar tashmë do sjell ne anemi . Arsyeja e dytë është në zgjedhjen e ushqimeve dhe kombinimin e tyre të gabuar.
——————————————————————————————————
PYETJE 10 :
DJALI IM KA 6.5 MUAJ DHE PI QUMESHT LOPE MINIMUMI 1 DERI 1.5 LITRA PER 24 ORE .HA VETEM NJE VAKT ‘NORMAL’ GJATE DITES. UNE JAM PERPJEKUR PER TIA LARGUAR SHISHEN ,MUNDOHEM QE TI GATUAJ DICKA QE AI PELQEN TE HAJE ,POR NUK KAM PASUR SUKSES .PYETJA IME ESHTE : SA QUMESHT MUND TE PIJE PER TE KOMPENSUAR ENERGJINE QE I DUHET DHE TE CILEN NUK E MERR ME USHQIME TJERA PASIQE NUK I HA ?

Pergjigje :
Qumështi i lopës, i holluar apo jo, nuk është një burim i mirë i qumështit për një fëmijë deri në një vit. Një fëmijë i cili është ushqyer me qumësht lope deri në 6 muaj, është më i prirur për anemi, sepse qumështi i tillë mund të çojë në humbjen e gjakut nëpër zorrët e papjekura të foshnjës (dëmtimin e mukozës së zorrëve). Kjo është vetëm një nga pasojat e mungesës së gjidhënjes dhe shfrytëzimit të qumështit të lopës në 6 mujorin e parë.
——————————————————————————————————
Pyetje 11 :
JAM MJAFT E BRENGOSUR ,FEMIJA IM KA SHTUAR PESHE MJAFT MIRE,GJITHASHTU PASQYRA E GJAKUT ESHTE MIRE, POR EKZISTON GJITHMONE NJE PROBLEM NE NIVELIN E ULET TE HEKURIT .CFARE DUHET TE BEJE ,SI TA LARGOJ ANEMIN DHE TE NGRIS NIVELIN E HEKURIT ?

Pergjigje :
Përcaktimi i hekurit në serum, nuk është kriter i besueshëm e as i mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin për prezencën e anemisë tek fëmija juaj. Nëse Er, Hgb, Htc, MCV dhe MCH janë brenda limiteve fiziologjike, nuk kërkohet trajtim i veçantë për hekurin. Kujdesi duhet të mirret për tu siguruar që pasqyra e gjakut të bëhen kur fëmija nuk është i sëmurë. Është e nevojshme për të futur ushqimet që kanë nivele të larta të hekurit në dietë. Prandaj, duhet pasur kujdes për zgjedhjen e ushqimit (mundësisht mish) dhe të kombinuara me përbërës që rrisin absorbimin e hekurit (psh. me një vakt të mishit dhe perimeve, të pini lëng frutash), dhe duhet të shmangni kombinime të mishit dhe perimeve me drithëra ose qumësht.
——————————————————————————————————
PYETJE 12 :
JETOJ NE FSHAT DHE KAM MUNDESI TE USHQEJE FEMIJEN TIM 2 MUAJSH ME QUMESHT LOPE.. Dr.LUTOLLI CILA ZGJEDHJE ESHTE ME E MIRA PER MUA : USHQYERJA ME GJI ,QUMESHTI I LOPES OSE FORMULA E QUMESHTIT TE ADAPTUESHEM ?

Pergjigje :
Ushqyerja përmes gjidhënjes është mënyra më e mirë, më praktike dhe më ekonomike e ushqyerjes së fëmijës. Në të gjitha rekomandimet pediatrike të avansuara, preferohet gjidhënja si i vetmi ushqim në 5-6 muajt e parë të jetës.
Ushqyerja me gji është një dietë ideale, sepse ajo siguron rritjen dhe zhvillimin optimal, si dhe përfitimin imun dhe psikologjik.
Qumështi i nënës, është ushqimi më i mirë për shkak të përbërjes së tij biokimike, i cili përshtatet me nevojat e foshnjave për materiale,si energji dhe substanca mbrojtëse. Aspekti biokimik i qumështit të gjirit përmban përbërësit e ushqyesve të tretur: proteina, yndyrna, karbohidrate, minerale, elementet gjurmë, vitamina, pastaj substanca immunologjike aktive, hormonet, enzimat. Është mënyra më optimale e ushqimit sipas kapacitetit të tretjes së foshnjës. E mbron atë nga infeksioni. Parandalimi i zhvillimit të alergjive dhe stimulon zhvillimin e një marrëdhënie emocionale midis nënës dhe fëmijës.
——————————————————————————————————

Pyetje 13:
PSE QUMESHTI I LOPES NUK ESHTE USHQIM ADEKUAT PER NJE FEMIJE NE VITIN E PARE TE JETES ?

Pergjigje : Qumështi i lopës ka shumë proteina, që rëndojnë organizmin e ri dhe japin mundesin per reaksione alergjike . Përveç kësaj, vlera e tyre biologjike nuk është adekuate për një fëmijë në vitin e parë të jetës.
Në qumështin e lopës, ka tre herë e gjysmë më shumë kripë sesa në qumështin e gjirit, e cila paraqet një ngarkesë të lartë për zemrën dhe veshkat e foshnjës. Qumështi i lopës, është shumë i varfër me mikroelementet. Përthithja e hekurit, zinkut dhe bakrit është pesë herë më e lartë në qumështin e nënës sesa në qumështin e lopës.
Në raste shumë të rralla, kur për shkak të ndonjë sëmundjeje ose arsyeje madhore, nëna nuk ka mundësi ta ushqejë me qumësht gjiri, atëherë preferohen shtesa përkatëse me muajt e femijës, por jo qumësht lope së paku deri në moshën 1 vjeqare./Familjadheshendeti

Shpërndaje
  • 3
  •  
  •  
    3
    Shares