Kur fëmijët nuk duan të shkojnë në shkollë dhe çfarë mund të bëjmë në këtë rast!

 

Nga Arber Zeka – Psikoterapist

 

Pothuajse çdo ditë kemi prindër të cilët ankohen për fëmijët e tyre të cilët nuk duan të shkojnë në shkollë. Ata bërtasin dhe bëjnë çdo gjë që është e mundur për të qëndruar në shtëpi. Por se edhe kur janë në shkollë, e urrejnë mësuesin dhe mund ta godasin murin apo të bëjnë sjellje jo sociale. Nuk jam i sigurt se çfarë në të vërtet është duke ndodhur, por se vërtet është bërë një situatë e pa lakmueshme për prindërit.

Nëse jeni prind?, është pothuajse e pashmangshme që ju të mos përballeni me fëmijën tuaj, i cili nuk dëshiron të shkojë në shkollë në një moment. Gjëja më e rëndësishme është që ju të identifikoni problemin saktë dhe të mos gjykoni me emocione por të i qasni problemit në mënyrë konstruktive, në dobi të shëndetit të fëmijës suaj. Kjo mund të jetë: ngarkesë në shkollë; presioni i bashkëmoshatarëve; apo mënyra individuale e përballimit të fëmijës suaj?

Është e domosdoshme që prindërit të shikojnë nga afër gjendjen e fëmijës:

A kërkon ai më shumë gjumë apo a ka ndonjë problem shoqëror?

Apo është ky një fëmijë që nuk ka aftësi të mjaftueshme për zgjidhjen e problemeve?

Ndonjëherë fëmijët kanë frikë nga disa fëmijë që kanë rolin e dhunuesit në shkollë, dhe në të vërtetë, duke iu shmangur shkollës është një nga shenjat e para që fëmija juaj po ngacmohet, prandaj sigurohuni që ta hetoni atë mundësi.

Ka fëmijë të tjerë të cilët thjesht nuk duan të reagojnë ndaj presionit të mësimeve dhe nevoja që të jetë i zellshëm domosdoshmërish në sytë e mësuesit. Mos shkuarja në shkollë bëhet një rrugë tjetër për të vepruar ndaj presionit të brendshëm. Në të gjitha këto raste, është e rëndësishme që ju të kuptoni se refuzimi i fëmijës për të shkuar në shkollë është mënyra e tij për zgjidhjen e një problemi që është i vërtetë për të. Siç e shohim pa pushim me disa fëmijë, mënyra se si zgjidhen problemet i merr ato në më shumë vështirësi. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që ju të ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë aftësitë e zgjidhjes së problemeve në vetvete, kështu që kur të lindin probleme në ndonjë nivel mbi çdo gjë, fëmija juaj do të jetë në gjendje të mendojë për një mënyrë për ta kuptuar me sukses.

Mund të ndodh edhe se fëmija juaj është mërzitur nga shkolla dhe nevoja e tij janë të drejtuara nga loja. Disa studime kanë treguar se kur fëmijët thonë se janë të mërzitur, ata janë në të vërtetë të zemëruar. Dhe ju e dini, fëmijët të zemëruar me shkollën, shkolla është e mërzitshme. Por prindërit duhet të jenë në atë gjendje të i tregojnë fëmijëve të tyre se është përgjegjësia e tyre për të shkuar në shkollë. “Duhet të shkosh në shkollë edhe kur je i mërzitur. Kjo është përgjegjësia juaj.

 

Mos krijoni panik:

Ka të bëjë me motivimin dhe pasojat (ashtu si është me të rriturit) – miliona njerëz ngrihen mëngjes herët duke prish rehatin e tyre dhe shkojnë për të punuar çdo ditë. Por se ata kanë krijuar kafit e tyre dhe kanë zgjedhur problemin tyre me sukses. Arsyeja që ata kanë zgjidhur problemin e tyre është sepse ata janë pajtuar më gjendjen e tyre përmes të cilave i plotësojnë nevojat e tyre.

Kur shikojmë aftësitë për zgjidhjen e problemeve të të rriturve, dalin dy gjëra: motivimi dhe pasojat. Motivimi është pse ata duhet të shkojnë në punë. Ata duhet të ushqejnë familjen e tyre, ata duhet të ushqehen vetë. Ata punojnë më shumë për të pasur një makinë më të bukur, rroba më të mira, për të dalë gjatë natës. Këto janë motivime. Pasojat janë nëse nuk ngrihen dhe shkojnë në punë, humbasin

punën e tyre. Me kalimin e kohës, ata humbasin shumë punë dhe përfundojnë në telashe në mënyrë shoqërore dhe ekonomike.

Motivimi i fëmijës suaj për shkollë nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë, dhe fëmija juaj nuk mund të jetë kurrë aq entuziast për shkollën sa do që ju dëshironi, por ka disa gjëra që mund të bëni që fëmija juaj të paktën të tregojë ndonjë interes në edukimin e tyre:

1. Bëni pyetje dhe jini entuziastë në përgjigjet që ai ju jep

2. Përfshihu së bashku në aktivitete

3. Mësojini përfitimet e arsimit

4. Festoni arritjet

5. Caktoni synime realiste për fëmijën tuaj

Vendosni kufij të ri dhe lëreni fëmijën që të përballet me pasojat ne mënyrë të natyrshme – duhet të theksohen disa gjëra këtu: është e rëndësishme se si prindërit u komunikojnë me fëmijët e tyre për përgjegjësitë. Ka shumë të bëjë me atë se sa seriozisht i marrin përgjegjësitë e tyre sot. Prindërit e fëmijëve që rezistojnë dhe luftojnë duke shkuar në shkollë duhet të shohin një mënyrë krejtësisht të re të komunikimit me fëmijët e tyre dhe një qasje krejtësisht të re ndaj përgjegjësisë në shtëpi.

 

Pyesni veten:

A më reziston fëmija im në shumicën e gjërave që unë i kërkoj atij të bëjë?

A i plotëson përgjegjësitë e caktuara në shtëpi?

A ka qasje të pakufizuar në gjëra të tilla si video lojërat dhe lojëra kompjuterike apo lojërat në telefon?

Nëse përgjigjja është po, është ndoshta koha për të vendosur kufizime për këto gjëra në mënyrë që t’i përdorni ato si pasojë ose shpërblim për ngritjen dhe shkuarjen në shkollë. Besoni apo jo, kjo mund të bëhet. Është më e lehtë se sa prindërit mendojnë të ristrukturojnë si të bëjnë gjëra me fëmijët e tyre.

Kështu, këtë javë, në qoftë se fëmija juaj nuk do të dalë nga shtrati dhe të shkoj në shkollë, mendoni për këto tri gjëra.

Së pari – është e rëndësishme që të identifikojmë me saktësi problemin. Aftësitë e zgjidhjes së problemeve kërkojnë aftësi identifikimi të problemeve. Prindërit që nuk janë të pajisur për ta bërë këtë, duhet të kërkojnë ndihmë nga psikologu.

Së dyti – prindërit duhet të vendosin se cilat mjete motivuese mund të përdorin për të shpërblyer fëmijët të cilët marrin iniciativën për të shkuar në shkollë.

Së treti – mos kini frikë të përdorni dhe zbatoni kufijtë që ju i përcaktoni. Ka pasoja për të mos përmbushur përgjegjësitë në botë dhe kjo duhet të fillojë kur je fëmijë. Dhe dallimi midis dënimit dhe pasojave duhet të kuptohet nga prindërit në mënyrë që të dyja të përdoren në mënyrë efektive.

Në fund fare këshilla ime do ishte që të bëni një listë kontrolluese, përmes të cilës ju edhe mund ta identifikoni problemin, nëse veç nuk e keni identifikuar akoma përmes këtij shkrimi:

1. Kontrolloni shkaqet fizike

Nëse fëmija juaj është duke u ankuar për simptomat fizike, kontrolloni atë nga një mjek.

2. Bisedoni me fëmijën tuaj

Flisni për atë që e shqetëson, ndërsa në të njëjtën kohë e bën të qartë se do të bëhet një plan për t’u kthyer në shkollë. Mbani në mend, megjithatë, se disa fëmijë nuk mund të përshkruajnë çfarë i shqetëson ata. Për ju, i mjafton atyre që ju të u jepni përkrahje emocionale dhe të jeni prezent aty sa herë që ata kanë nevojë.

3. Shmangni diskutime dhe debate të gjata për rëndësinë e shkuarjes në shkollë. Ligjërimi nuk do të bëjë ndonjë të mirë.

4. Luaj rolin e detektivit

Shikoni fëmijën tuaj se si po ankohet për sëmundje. A zgjohet ai me një dhimbje stomaku apo dhimbje koke? A ankohet për këto gjëra kur ai është i zënë dhe i hutuar? A ndjehet i sëmurë të shtunave? Jini objektivë dhe luani detektivë.

5. Të dy prindërit duhet të takohen me mësuesin dhe të konsultohen ndërmjet veti në meny që të ndihmojnë njëri tjetrin. Por mos harroni nuk mundtë ta akuzoni askënd. Debati juaj duhet të jetë konstruktiv dhe model.

6. Simuloni një mjedis mësimi.

7. Merrni mbështetje përmes psikoterapisë apo këshillimit, këtë e gjykoni vetë, por së mund të jetë e domosdoshëm./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 1
  •  
  •  
    1
    Share