ADHD (Çrregullimi i hiperkativitetit me pamjaftueshmëri  të vëmendjes)

 


Nga dr Arbërore Ulaj – Psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë

ADHD – është njëri prej çrregullimeve më të shpeshta neurozhvillimore te fëmijët.Edhe pse diagnostikimi bëhet në fëmijëri ,simptomat mund të perzistojnë edhe adoleshencë dhe pastaj  edhe si person i rritur. Prevalenca  e ADHD-së është dikun 5%  .ADHD  është më prevalente te djemtë se te vajzat  në raport 2me 1.Simptomat ADHD –së  janë shpesh prezente  prej moshes 3 vjecare  por diagnoza nuk bëhet  deri në moshën  7 vjecare kur sjellja e fëmijës  shkakton probleme në shkollë dhe vende tjera.

 

ETIOLOGJIA

Faktori gjenetik është shumë i rëndësishëm ne shfaqjen e ADHD por dihet pak për mekanizmin e veprimit .Sipas studime që janë bërë  ADHD është një ndër gjendjet më të trashëgueshme  qe shkon prej 60-80%.Gjenet specifike në interaksion me faktorët e ambientit  mund të rrisin rrezikun për adhd.

Faktorët prenatal:  Stili i jetës së nënës  gjatë  shtatëzanisë  psh. konsumimi i cigares dhe alkoolit  ose substancave narkotike  mendohet se e rrit rrezikun për ADHD,perdorimi i medikamenteve si benzodiazepinave ,antikonvulzantëve  etj.

Faktorët perinatal: ADHD është më e shpeshtë të fëmijët e lindur me peshë të vogël  dhe tek ata që kanë komplikime  gjatë shtatëzanisë dhe lindjes.

Faktorët postnatal: Faktorët social dhe biologjik luajnë rol në periudhën postnatale .Roli i ushqimeve  me shtesa  artificiale ,është  i diskutueshëm  por mendohet se ka efekt të rëndësishm.Ekspozimi ndaj  plumbit,insekticideve  etj,.  Gjithashtu te  fëmijë e neglizhuar dhe të abuzuar ,tek femjët që kanë deprivim të zgjatur emocianal ,ose përcarje në familje  mundet të rritet rreziku I shfaqjes se ADHD.

Simptomat e ADHD shfaqen si pasoje e deficienciës ne disa funksione ekzekutive funksionet ekzekutive janë grup i proceseve kognitive të cilat janë të nevojshme që në mënyrë të suksesshsme të  selektoj dhe të monitoroj  sjelljet që lehtësojnë  arritjen e qëllimeve të personit.Këto dëmtime të funsioneve ekzekutive te personat me ADHD  rezultojnë në probleme në të qenurit të organizuar ,mbajtjen e koncentrimit,vëmendjes,rregullimin e emocioneve ,kujtimin e detajeve etj.

Gjithashtu në ADHD luan rol edhe disfunkioni ne sistemin dopaminergjik dhe adrenegjik.

 

DIAGNOSTIKIMI

Shenjat kryesor te ADHD-së janë  hiperaktiviteti,impulsiviteti dhe pavëmëndshmëria  që bazohen në historinë e detajuar te fëmijës  prej zhvillimit të hershëm  ,bashkë më observimin direkt të fëmijës sidomos në situata ku nevoitet përqendrim më i madh i vëmëndjes.Diagnoza vihet kur simptomat janë perzistente  për më shumë se 6 muaj dhe shkaktojne dëmtim te funksionit  social ,akademik  në dy a më shumë  vënde.

 

PAVËMËNDSHMËRIA:  

  •  Shpesh personi nuk mund t’i kushtojë vëmëndje detajeve ose bën gabime te pakujdesshme në shkollë ,
  • Ka vështirësi në mbajtjen e vëmëndjes në detyra apo aktivitete
  • Shpesh duket se nuk dëgjon kur i flitet direkt.
  • Nuk ju përmbahet intruksioneve  dhe pastaj dështon ne përfundimin e detyrave ne shkollë apo vendin e punës,
  • Ka vështirësi në organizimin e detyrave ose aktiviteteve,
  • Shpesh i humb gjërat e nevojshme për  aktivitete ,
  • Shumë lehtë i tërhiqet vëmëndja nga stimujt e jashtëm.

 

HIPERAKTIVITETI:

  • Shpesh lëviz me duar ose me këmbë kur është ulur
  • Shpesh nuk mund të qëndroj ulur ne klasë ose ne situata tjera ku kërkohet të qëndrojë ulur
  • Shpesh vrapon ose ngjitet në situata  të papërshtatshme
  • Flet shumë
  • Ka vështriësi të luajë i qetë në aktivitete

 

IIMPULSIVIETEI:

  • Shpesh përgjigjet ende pa u bërë mirë pyetja
  • Ka vështirësi të presë në rradhë
  • I ndërpret të tjerët  kur janë duke folur ose duke luajtur.

KURSI DHE PROGNOZA: kursi i personave me ADHD  është i ndryshëm. Simptomat mund të perziztojnë në adoleshencë dhe me tej si persona te rritur në 50% të rasteve .Në pjesën tjetër të mbetur 50% mund te zvogëlohen në adoleshencë apo dhe si person i rritur. NË shumicën e rasteve hiperaktiviteti shkon duke rënë  dhe pavëmëndshmëria dhe impulsiviteti mbeten.Te personat që vazhdojnë të kënë Adhd edhe si të rritur  kanë rrezik në zhvillimin e çrregullimit të sjelljes, abuzimin me substance narkotike  dhe  te çregullim të personalitetit antishoqëror.

 

Trajtimi

Menagjimin i ADHD-së  përfshin këshillimin ,trajtimi mendikamentoz ose te dyjat bashë.   Duhet bëre trajnimi i prindërve të fëmijëve mëe ADHD,mund të ndihmojë edhe terapia familjare,terapia kognitive –bihejviorale,terapia interpersonale,terapia  grupore e  personave me ADHD .

 

Terapia medikamentoze   

Përdoren  preparatet si  stimulantët e sistemit nervor qendror si dhe ato jo stimulantet  . Si preparate stimulante perdoren preparatet e metilfenidatit  ,Dexmetilfenidatit ,dextroamfetaminës ,dhe kombinimi dextroamfetamine dhe amfetamines.Ndërsa si preparat mendikamentoz  jo stimulant është Atomoksetina . Duhet  të kemi kujdes ndaj efekteve anësore që shkaktojnë andaj para fillimit të përdorimit të tyrë duhet te bëhet ekzaminimi fizik,matja e peshës ,gjatësisë,pulsit ,shtypjen e gjakut dhe te përcillen vazhdimisht./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •