Nga: Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog

Cfare mund të bësh ti?

Caktoni termin për vizitën tuaj mjekësore!

  1. Planifikoni me kohë për vizitat tuaja tek reumatologu, dhe mbi të gjitha, diskutoni rreth të gjitha shqetësimeve tuaja.
  2. Mbani shenim në një listë për të gjitha shqetësimeve tuaja, në mënyrë specifike.
  3. Kërkoni një termin më të gjatë kohor kur planifikoni takimin me reumatologun tuaj, nëse keni shqetësime për të cilat ju nevojitet kohë më e gjatë per ti sqaruat dhe diskutuar, kështu që mjeku juaj (reumatologu) do të ketë kohë të mjaftueshme me ju.
  4. Konsideroni mundesinë që të merrni dikë me ju që mund të dëgjoi mjekun tuaj dhe të merrë shënime nese është e nevojëshme.
  5. Përgjigjuni në pyetjet e reumatologut tuaj në mënyrë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.
  6. Flisni më tepër për emocionet tuaja, stresin apo dhe sikletin tuaja nëse keto shqetësime po ndërhyjnë me stilin e jetës tuaj.
  7. Kërkoni një shpjegim më të qartë nëse nuk kuptoni ndonjë diagnozë apo trajtim të rekomanduar, duke përfshirë përfitimet, udhëzimet dhe kohëzgjatjen.
  8. Bëni një përpjekje të përbashkët për të mësuar më shumë për sëmundjen apo shqetësimet tuaja dhe se si të përballoni më mirë atë. Pyesni se ku mund të gjeni burime të besueshme informacioni për të mësuar më shumë për gjendjen tuaj dhe për burimet e komunitetit (persona me ankesa te ngjajshme ne lagjen apo qytetin tuaj).
  9. Asnjëhere mos ngurroni të bëni pyetje në lidhje me koston dhe efektet anësore të ilaçeve, trajtimeve ose pikat e tjera të diskutuara. /Familjadheshendeti.com