Shqetësimet e zorrës së trashë gjatë shtatzënisë

Hemorroidet gjatë shtatzënisë janë një fenomen mjaft i njohur kudo në botë.
Studimet referojnë se rreth 50% e grave preken nga sëmundja hemorroidale përgjatë muajve të shtatzënisë. Ndonëse një pjesë e grave ankohen për hemorroidet gjatë shtatzënisë, një pjesë e tyre ankohen pas lindjes së fëmijës.

Një numër i konsiderueshëm i grave referojnë se më tepër e dhimbshme ka qenë menaxhimi i hemorroides, se sa vetë lindja. Simptoma fizike të tilla si hemorragjia, dhimbje gjatë e pas defekimit,pruritusi,veshtiresia ne daljen jashte, formacionet rreth e qark zorrës dhe stresi psikologjik e venë gruan në një situatë shqetësuese përballë vetes dhe personave të tjerë në familje.

Ndonëse simptomatologjia e hemorroides është e njëjtë si para, gjatë shtatzënisë apo pas lindjes, shpërthimi i sëmundjes sidomos gjatë muajve të fundit të shtatzënisë e lodh së tepërmi gruan shtatzënë, që ka për qëllim të përfundojë më sukses shtatzëninë e dëshiruar. Hemorroidet gjatë shtatzënisë janë një fenomen jashtëzakonisht i pakëndshëm dhe i dhimbshëm. Gratë duhet të informohen që disa ndryshime të thjeshta në
mënyrën e jetesës ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes hemorroidale

Disa mënyra për të parandaluar zhvillimin e hemorroides në shtatzëni janë:

• Së pari duhet të evitohet konstipacioni apo kapslliku. Gratë duhet të konsumojnë dietë të pasur me fibra, ku përfshihet konsumimi i drithërave, frutave, perimeve dhe zarzavateve, të pijnë 8-10 gota ujë në ditë, të evitojnë përdorimin e bukës së bardhë, pijeve të gazuara, ushqimeve pikante dhe ushqimeve të thata apo fast-food.
• Të përdorin suplementin e fibrës për reduktimin e kapsllikut.
• Të evitojnë shtrëngimet e tepruara në tualet.
• Të evitojnë qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Nëse punoni në një zyrë ku duhet të qëndroni ulur në karrige gjithë kohës, çdo orë mundohuni të ngriheni dhe të ecni disa minuta. Në shtëpi qëndroni shtrirë në anën e majtë kur flini, lexoni apo shikoni televizor, në mënyrë që të ulet presioni në venat rektale dhe të rritet kthimi i gjakut nga pjesët e poshtme të trupit.
• Të bëjnë ushtrimin Kegel çdo ditë. Ky ushtrim konsiston në kontraksione të muskulaturës rreth anusit dhe vaginës për rreth 5-7 sekonda (pasuar me relaksimin e tyre). Kjo manovër rrit qarkullimin në zonën rreth zorrës dhe forcon muskulaturën anale, të vaginës dhe uretrës. Ushtrimi mund të bëhet 5-10 min çdo seancë dhe të përsëritet 2-3 herë në ditë.
• Mjekimet lokale konsistojnë në aplikimin e pomadave qetësuese që lubrifikojnë zorrën, ulin edemën dhe inflamacionin lokal dhe qetësojnë dhimbjen për rreth 10-14 ditë.
• Rekomandohet që të evitohet përdorimi lokal i sapunëve dhe shampove dhe të shplahet zorra me ujë të ngrohtë disa herë në ditë.
• Kompresat me akull mund të aplikohen disa herë në ditë, për të ulur edemën dhe diskomfortin anal.
Grate duhet te konsultohen me kirurgun koloproktolog per situaten shendetesore dhe ne muajin e fundit duhet te vleresohen dhe per menyren e lindjes. Ne pergjithesi mjeku gjinekolog e rekomandon konsulten koloproktologjike. Rastet me prolapse te avancuara hemoroidale, me tromboza e inflamacione te shprehura, rastet me fissura anale, me dhimbje e kontraktura, rastet qe kane bere operacione te mepareshme rikonstruktive te zorres, apo dhe kompleksit sfinkerial etj u rekomandohet operacioni cesarien. Rastet pa problematika evidente lindin natyralisht. Pas lindjes , edhe kur ajo behet me operacion mund te ndodhin perkeqesime te zorres se trashe. Postpartum operacioni mund tu ofrohet ne cdo kohe, ne varesi te situates. Edhe lehonat mund te operohen, nese nuk mund te evitohet operacioni. Pas interventit femija mund te rifilloje ushqyerjen me gji pasi terapia qe i ofrohet gruas eshte e pranueshme gjate laktacionit. Episiotomite mediane mire eshte te evitohen, dhe te behen mediolaterale nga mjeket , per te shmangur demtimet e kupoles se siperme te sfinkterit ekstern, me pasoja te renda ne continiencen anale. Ndonese vete procesi i lindjes natyrale le nje inkontinience anale tranzitore per shkak te ruptures difuze te kompleksit sfinkterial nga stretching , por qe permiresohet ne nje aspekt kohor prej 6 muajsh.

Dr.Sc Lida Shosha.