Nuk âsht e lehtë t’jesh njeri!

Nga 🦋Anisa Bajra

Hap sytë, mendon.
Qepallat kur randojnë, mendon.
Zemra kur të qan, mendon.
Filozofon e tjerr në mendjen tande at çka mendon për me e shfaq t’ndërlidhun sa ma bukur.. e me bind vetin se sa i vlefshëm je.
Veç nga dëshira për me ju dhan tjerve nji cop t’botës tande..

Askush s’don me i proklamu mendimet se mes tyne ka t’llojllojta e t’pafundme.
Njeriu don me nxjerr ma t’bukurën e vetit ashtu për t’i venit ato që ja errsojn ato pakëz mendime pozitive që ka. Don me dal nga ai kafaz ku ka rrethu vetin por mbetet peng. S’kërkon ndihmë se.. asht shumë krenar për me than se çka e mundon.

Njeriu asht qenie e ngutshme, gjithmon’ i gatshëm me dal n’perfundime. Njeriu s’ngopet tu e mbush veten veç me mendime, kalon përmi barrierën limituese t’mendimeve. E heshturazi e sheh teksa kalon rrugën pa dit se ku po shkel. Tjetri mendon se si do e realizojë planin që ka kriju n’mendje t’vet..
Por njoh nji njeri që âsht n’hall me vetin. Mendon e nuk din se çka mendon.
I shkojnë ditët e humbin kot tu mendu se çka me ba për t’ardhmen që e ka përpara… por se shfrytzon. Ajo qënie lakmitare për me i pas tana gjanat n’rregull, ndojherë se merr as mundin me ba ma t’voglën lëvizje.
I afrohem ngadalë e i pëshpëris n’vesh teksa sheh nga qielli..

“Mjaft! Mjaft ma sodite se veç tu pa dritë je por s’po ndriçon vetin. Çohu dhe vëji n’lëvizje ato mendime se po ta krijojnë lakun n’fyt. Çohu dhe mos rri i heshtun se mendimet s’janë sprova. Mendimet janë e vetmja gja që të tregojnë se ti funksionon. Por nese mendimet e bukura mishërohen e bahen veprime ,kanë me i zhduk shumë shpejt ato t’errëtat, qoftë edhe nëse âsht veç nji mendim i bukur. Besom’ se e ke fuqinë me i shndërru mendimet n’veprat ma madhështore. Njeriu âsht qënie e tillë.. Duhet t’ec drejt dritës për me pas dritë.” /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 2
  •  
  •  
    2
    Shares