Vitamina B7- BIOTINA

Nga: Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Vitamina B7, e njohur si biotina ose vitamina H, është një lëndë ushqyese e tretshme në ujë, pjesë e familjes së kompleks vitaminës B. Vitaminat e kompleksit B ndihmojnë në funksionin normal të veshkave, qetësimin dhe ruajtjen e një sistemi nervor të shëndetshëm dhe janë të domosdoshme për proceset kyçe metabolike.

Biotina ndihmojnë në mbajtjen e shëndetshme të lëkurës, flokëve, syve, mëlçisë dhe sistemit nervor.

Si ta dallojmë mungesën e vitaminës B6?

Nuk ka prova të sakta laboratorike për zbulimin e niveleve të ulëta të biotinës, kështu që kjo gjendje zakonisht identifikohet nga simptomat e saj, të cilat përfshijnë rrallimin e flokëve (shpeshherë me humbjen e ngjyrës së flokëve) dhe skuqje në formë të luspave rreth syve, hundës dhe gojës.
Simptoma të tjera përfshijnë:
depresionin, lodhjen, halucinacionet dhe ndjesi shpimi të krahëve dhe këmbëve.

Cilat janë ushqimet më të pasura me këtë vitaminë?

Ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë: Vezët (e verdha e vezës), bajamet (e pakripura), arrat, soja, kikiriku, lulelakra e papërpunuar, produktet e qumështit (djathi përmban sasi të lartë biotine), kërpudhat, patatja e ëmbël, spinaqi, mëlçia (pule, viqi), salmoni, toni, brokoli.

Përdorimi:
Marrja e biotinës mund të ndihmojë në trajtimin e niveleve të ulëta të biotinës në gjak. Mund të mirret me anë të ushqimeve të pasura me këtë vitaminë, ose në formë të tabletave, kapsulave apo formave tjera farmaceutike që gjinden lehtësisht në barnatore.

Përpunimi i ushqimit mund të asgjësojë biotinën, kështu që merrni ushqime më pak të përpunuara.

Dozimi:
Dozat e rekomanduara ditore te personat mbi 10 vjeç, janë mes 30 dhe 100 mcg në ditë!
Të rriturit dhe gratë shtatzëna kanë nevojë për 30 mikrogramë biotinë në ditë.
Nënat gjidhënëse 35 mcg në ditë.

  • Nga lindja deri në 3 vjeç: 10 deri në 20 mikrogram (mcg) në ditë;
  • Nga 4 deri në 6 vjeç: 25 mcg;
  • Nga 7 deri në 10 vjeç: 30 mcg;
  • Gratë shtatzëna dhe gjidhënëse mund të kenë nevojë për nivele më të larta të biotinës gjatë ditës.

Efekte anësore:
Shumica e njerëzve mund të marrin shtesa biotine pa ndonjë efekt negativ, por janë të mundshme disa efekte anësore të vogla si:
të përziera dhe diarre. Këto efekte mund të evitohen, nëse suplementet e biotinës i marrim gjatë ushqimit.
Megjithatë, duhet kontrolluar etiketat, nëse jeni alergjik ndaj peshkut ose prodhimeve tjera të detit, konsultoni mjekun para marrjes së kësaj vitamine.

A mund të vie deri te mbidozimi me këtë vitaminë?

Biotina është një vitaminë e tretshme në ujë, kështu që çdo marrje shtesë e biotinës, do të eliminohet nga organizmi ynë përmes urinës. Kjo e bën të pamundur mbidozimin, mirëpo nëse shfaqet një skuqje e pazakont ose e papritur e lëkurës pas rritjes së konsumit të biotinës, konsultohuni me mjekun tuaj. Në raste të rralla, kjo është një shenjë e mbidozës së biotinës!

Sa kohë duhet të kalojë derisa të shihen rezultatet?

Ndër pyetjet më të shpeshta është se pas sa kohe pas marrjes së kësaj vitamine, mund të vërehen ndryshime në organizëm.
Tek shumica e njerëzve, përfitimet e para mund të vërehen pas kalimit të disa muajve. Për rezultate më të mira, marrja duhet të jetë e vazhdueshme. Nëse jeni duke rritur konsumimin e kësaj vitamine përmes ushqimit, atëherë që të vërehen ndryshime në organizëm, do të duhet të hani disa ushqime të pasura me biotinë në baza ditore. Nëse merrni si suplement, është e rëndësishme që ta merrni atë çdo ditë, në kohën e caktuar. Rezultatet më të mira do të vërehen pas 90 ditësh të marrjes së saj. Mendohet se sa më gjatë të konsumoni një dozë më të lartë biotine, aq më të mira do të jenë rezultatet! Në këtë rast, flokët do të jenë më të trasha, më me shkëlqim dhe më të shëndetshme.

Si ndikon biotina në rritjen e flokëve?

Mungesa e biotinës mund të shkaktojë humbje të flokëve. Biotina nxit rritjen e flokëve duke ripërtrirë folikulin e flokut që është në rritje. Shtesat e biotinës në dietën tuaj ushqimore, mund të rezultojnë në flokë më të trashë, më të plotë dhe më të shëndetshëm.
Sasia e shëndetshme e biotinës shoqërohet me flokë me shkëlqim, lëkurë të lëmuar dhe thonjë të fortë.

Marrja e biotinës gjatë shtatzanisë

Biotina është një burim i rëndësishëm ushqyes dhe shumë i besueshëm gjatë shtatëzanisë, pasi është i rëndësishëm për rritjen embrionale.

Biotina është gjithashtu thelbësore gjatë procesit të shtatzënisë dhe përfshihet në shumë vitamina prenatale.

Megjithëse janë raste të rralla, por mund të ketë mungesë të kësaj vitamine te gratë shtatzëna. Për të ndihmuar në promovimin e shëndetit të foshnjës, gjatë shtatzënisë duhet të mirret një vitaminë prenatale që përmban biotinë dhe acid folik. Sidoqoftë, doza të larta të biotës mund të jenë të rrezikshme për foshnjën, kështuqë nuk rekomandohet plotësim shtesë i biotinës gjatë shtatzënisë (dmth vetëm me anë të vitaminave prenatale).

Marrja e biotinës gjatë gjidhënies

Shtesa e rekomanduar ditore për nënat gjidhënëse është 35 mcg biotinë në ditë.

Gjatë gjidhënies jo vetëm që eksretohet (largohet) biotina gjatë urinimit, por kalon te foshnja përmes qumështit të gjirit, kjo është arsyeja pse doza e rekomanduar ditore është më e lartë për nënat gjidhënëse.

Sa më shpesh që ushqehet foshnja me qumësht gjiri, aq më e madhe është sasia e biotinës që lirohet në qumështin e gjirit. Sasia e biotinës në qumështin e gjirit është gjithashtu e lidhur drejtpërdrejt me biotinën në gjak, por sasia në qumështin e gjirit është qindra herë më e madhe sesa përmbajtja e saj në gjak! /Familjadheshendeti.com