Shkalla e kuptueshmërisë së të folurit te fëmijët

Nga Shukrije Baruti – Logopede

A mund ta kuptoni se çfarë po thotë fëmija juaj?

A flet fëmija juaj qartë?

A duhet përkthyer fjalimin e fëmijës suaj për të tjerët?

Kjo nënkupton kuptueshmërinë. Termi kuptueshmëri i referohet asaj se sa një dëgjues mund të kuptojë folësin. Në zhvillimin tipik, kur fëmijët mësojnë të flasin, kuptueshmëria e tyre nga personat rreth tyre rritet vazhdimisht.

Në fëmijët e vegjël ka shpesh dallim të dukshëm midis të kuptuarit e:

-Fjalëve të thjeshta apo fjalimit bisedor;

-Bisedës lidhur me tema të njohura apo tema të panjohura.

Prindërit dhe anëtarët e familjes së ngushtë zakonisht janë ekspertë për të kuptuar përpjekjet e të folurit të fëmijëve të tyre. Ne kemi parë shumë prindër të cilët “përkthejnë” edhe përpjekjet më të pakuptueshme të bëra nga fëmijët e tyre! Sa i përket familjeve, vëllezërit e motrat ndonjëherë mund të jenë më të aftë se prindërit për të kuptuar se çfarë thonë vëllezërit dhe motrat e tyre të vegjël! Dëgjuesit e panjohur, nga ana tjetër, shpesh nuk janë në gjendje të shpjegojnë fjalimin e një fëmije.

Mosha e përafërt Përqindja e kuptuar nga prindërit;

18 muaj Një fëmijë tipik është 25 për qind i kuptueshëm;

2 vjet Një fëmijë tipik është 50 deri në 75 për qind i kuptueshëm;

3 vjet Një fëmijë tipik është 80 për qind i kuptueshëm;

4 vjet Një fëmijë tipik është 90 për qind i kuptueshëm./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •