Si ta ndaloni dhimbjen e dhembit pa e vizituar dentistin ?

Nga Dr. Labinot G. Shtrezi – Stomatolog

Një dhimbje dhëmballë mund tu pengojë shumë gjatë ditës dhe të bëhet e padurueshme. Kjo lloj dhimbje e bën të vështirë të flisni, të hani ose edhe të përqëndroheni. Pëprara së të shkoni tek doktori për këtë problem, mund të bëni diçka për të qetësuar dhimbjen. Megjithatë nëse keni temperaturë dhe dhimbje shumë të forta atëherë duhet të kërkoni ndihmë të menjëherëshme mjekesore. Nëse dhimbjet nuk janë shumë të mëdha mund ta trajtoni në shtepi deri sa të vijë momenti i takimit me dentistin.

1. Lani dhëmbët me furçe dhe përdorni fill. Kjo është linja e parë e mbrojtjes për çdo sëmundje të gojës, meqë zakonisht dhimbjet më të vogla shkaktohen nga ushqimet që ngecen në hapesirat mes dhëmbit dhe gingivave.

2. Shpelajeni gojën me solucion uji me kripë. Në një gotë me ujë të ngrohtë hidhni dy lugë kripë. Rrotullojeni ujin me kripë disa herë nëpër gojë përpara se të pështyni. Vazhdoni derisa të keni përdorur të paktën gjysmën e gotës. Kjo do tu ndihmojë të largoni dhimbjen dhe inflamacionin për pak kohë.

3. Hidhni pak vaji karafili në dhëmbin që mendoni se është duke shkaktuar dhimbjen, ose mund të pertypni tre katër petale karafili të tharë. Karafilat kane një efekt mpirës natyral.

4. Merrni qetësues si acetaminofen ose ibuprofen për të qetësuar dhimbjet dhe enjtjen.

5. Aplikoni xhel me përmbajtje benzokaine për të mpirë dhe qetësuar për disa orë dhimbjen. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •