KREM SUPE ME KUNGULLESHKA

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Vlera energjike dhe ushqyese e kungulleshkave tek fëmijët është jashtëzakonisht e madhe. Pos karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, në vete kungulleshka është shumë e pasur me ujë (93% ujë), përmban kripëra minerale (kalium, hekur, zink, bakër, fosfor, kalcium) dhe vitamina (B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitamin C).
E veçanta e tyre është se janë të pasura me fibra dhe mangan, minerale që nuk i hasni në prodhimet e mishit dhe të qumështit.
Kungulleshkat janë burim i mirë për acid folik.

Përbërësit

250 gram kungulleshka
Gjysëm qepë
Një thelb hudër.
30 ml ujë
30 ml qumësht
Vaj Rapsi
Pak krip himalajesh

Përgatitja
Fërgohet qepa me hudër për 2-3min. Pastaj sipër hidhen kungulleshkat e grumcuara dhe prap fërgohen shumë pak të gjithë përbërësit. Kungulleshkat nuk duhet të teptohen në fërgim me qëllim që mos ti humbin vlerat ushqyrse.
Pas fërgimit hidhet qumështi dhe uji dhe zihen së bashku përafërsisht rreth 15 minuta.
Në fund bluhen në blender.
Servohet mesatarisht e nxehtë.
Për fëmijë mund ti shtohoni disa copa buke si shujtë darke.
E përshtatshme për fëmijë 1+ meqenëse përmban qumësht lope. Ndërsa pa qumësht vetëm me ujë mund të konsumohet nga mosha 10+ për shkakë të qepës dhe hudhrës si dhe para moshës 1 vjeçare pa krip. /Familjadheshendeti.com