ANKTHI/FRIKA E VUAJTJES NGA NDONJË SËMUNDJE SERIOZE

Nga Imri Zabeli,
Specialist i Psikologjisë Klinike

Për shume klientë frika se vuajnë nga ndonjë sëmundje është shkaktar i çrregullimit te funksionimit normal ditore dhe i një sërë komplikimesh tjera familjare, te punës. Pas shumë kontrolleve mjekësore dhe shpenzimeve te mëdha po ashtu, klientët qe vuajnë nga ankthi/firka se kanë ndonjë sëmundje serioze, (edhe atëherë kur ekzaminimet mjekësore tregojnë për mungesën e një sëmundje apo pranin e një sëmundje te lehtë), përjetojnë preokupim te teprua .
Sa i përket sjelljeve, këta klientë ndahen ne dy grupe: klientët që bëjnë vizita te pa ndërprera mjekësore te për te konfirmuar dyshimet e tyre për sëmundje serioze, dhe klientët qe shmangin çfarëdo vizite mjekësore nga frika se do i gjejnë sëmundje serioze.

Simptomat kryesore:

  • Preokupimi se vuan nga një sëmundje serioze
  • Simptomat somatike ( trupore) nuk janë prezentë ose nëse janë, janë ne nivele mesatare
  • Nëse dikush nga anëtarë e familjes ka një sëmundje apo ka pas ndonjë sëmundje, klienti brengosen teje mase se edhe ai do këtë një sëmundje te ngjashme.
  • Nivel i larte i ankthit/frikës për shëndetin, dhe alarmohet lehtësisht për çdo senzacion qe përjeton.
  • Klientët bëjnë kontrolla mjekësore te tepruara, apo kanë sjellje te pa përshtatshme duke shmangur çdo kontrolle mjekësore deri te ato me te thjeshtat, nga frika se do u gjendet ndonjë sëmundje serioze.

Simptomat me larte duhet te jene prezent për se paku 6 muaj, sëmundjet për te cilat klientët janë te brengosur mund te ndërrojnë përgjatë këtij 6 mujori.
Nga përvoja klinike, klientët qe vuajnë nga ankthi/frika se kanë ndonjë sëmundje, i gjejmë te zhytur ne kërkime ne internet për simptoma dhe sëmundje te ndryshme, gjë qe ndiko ne përkeqësimin e gjendjes dhe në çrregullimin e funksionimit normal ditore, ushqimit dhe gjumit të çrregullt për shkak te preokupimit të tepruar!
Trajtimi psikologjike fokusohet ne ndryshimin e skemave kognitive rreth preokupimit dhe sjelljeve, ushtrimi i zhvendosjes se vëmendjes si dhe konfrontimi më fokus ne zgjidhje! Brenda 3-5 seanca duhet te vërehen ndryshimet domethënëse! /Familjadheshendeti.com