Ataku i panikut, sinjalizues i problemeve psikologjike të patrajtuara

Nga Imri Zabeli
Psikologë Klinike – Specialist

Eshtë dukuri mjaft e pranishme në punën klinike të hasim klient që vuajn nga ataku panikut, i shfaqur si rezultat i çrregullimeve tjera psikologjike të pa trajtuara, siç janë:
çrregullimet e ankthit, crregullimet e depresionit, çrregullimi i stresit post-traumatik si dhe i abuzimit me substancë.
Ataku i panikut ështeë një gjendje e shqetësimt, parehatis që arrin pikun (majen) brenda minuti dhe kur janë të pranishme se paku 4 nga simptomat e lartëtshënuara:

– Shpeshtim/ndryshim i rrahjes së zemrës,
– Djersitje
– Dridhje
– Ndjesi e frymëzenies, frymëmarrje e shpeshtuar, shkurtër.
– Ndjenja se po ngulfatet
– Dhimbje e gjoksit,
– Shqetsime në lukth, të vije për të vjellë
– Ndjenja e marramendjes, dhe e të rënit të fikët
– Ndjenjë e nxehtë (mundim) apo e të pasurit ftohtë
– Njesi e mpirjes, apo e pickimit të trupit
– Derealizem (ndjenje se je në një ambient krejt tjetër) apo
depersonalizim (ndjenja se je një person tjetër).
– Frika e humbjes se kontrollit apo se po çmendesh
– Frika që po vdes.

Prania e 4 nga keto simptoma e sipërpërmendura, pasi janë eliminuar shkaktareve mjekesore, jane sinjalizues të problemeve psikologjike të pa trajtuara.
Fillimi i trajtimi psikologjik i domosdoshëm, trajtimi farmakologjike vetëm në rrethana kur gjendja është shumë e rënduar, gjithnjë si fazë stabilizuese për fillim të trajtimit psikologjik. /Familjadheshendeti.com