Ujërat e zeza problem i madh mjedisorë dhe rrezik për shëndetin tonë

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Ujërat e zeza janë një rrezik i madh për shëndetin tonë për shumë arsye sepse ato janë shkaktarë të përhapjes se shumë semundjeve infektive. Jashtqitjet e njerzve dhe të kafshëve të infektuara me patogjenë të ndryshëm si: bakterie, viruse, organizma të tjerë parazitarë përmbajnë një numër të madh të këtyre organizmave ose te vezëve te tyre. Në qoftëse mbeturinat nga bartësi infektojnë ujin e pijshëm, ushqimin apo pishinat patogjenet mund të jenë burim infektiv për të tjerët.

Hapi i parë për tu mbrojtur nga sëmundjet infektive është higjena jonë personale, kushtet sanitare dhe mbrojtja e shëndetit për të ngritur imunitetin tonë. Duke mos pirë ujë asnjëherë nga burimet e pa kontrolluara, jo të sigurta dhe te dyshimta (nëse uji ndrron ngjyrën, shijën apo i vie erë). Shumë njerëz shëndetin e mirë të popullatës ia atribuojnë mjeksisë higjeno – sanitare. Rreth 1.2 miliard njerëz në botë perdorin ujë te pakontrolluar (direkt nga burimi), një shqetësim tjetër ende më i madh lidhet edhe në zonat të cilat nuk kanë ose e kanë pak te zhvilluar procesin e mbledhjes, transportit dhe perpunimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, mungesa e impiantëve etj.

Për arsye të ndotjës se ujit nga ujërat e zeza një numër i madh i njerzve në botë janë infektuar në mënyrë kronike me patogjenë te ndryshëm. Çdo vit raportohen më shumë se 250 milion raste të reja të të semurve nga uji i ndotur, 10 milion nga këta vdesin, ndërsa gjysma e këtyre të vdekurve janë fëmijë nën moshën 5 vjeçare.
Fatkeqësisht vendi jonë ende nuk ka një impiant funksional për trajtimin e ujërave të zeza.

Disa këshilla dhe udhëzime
Mos zbrazni kanalizimin, benzinë, naftë dhe vaj makinash në prroje, lumenjë, liqene apo burime të ujit. Këto elemente ndotin sasi të mëdha të ujit të pastër p.sh 1 litër vaj makinash bënë te papërdorshëm 1 milion litra ujë . Sasia e ujit të perdorshëm do të jetë shumë e vogël dhe të gjithë organizmat do ta ndjejnë mungesën e tij. /Familjadheshendeti.com/