Nga Mr.Ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Shumica prej nesh jetojmë në një gjendje kronike të stresuar në jetën tonë të përditshme.

Sasi normale e stresit mund t’ju ndihmojnë, duke ju çuar drejt rritjes së vigjilencës ose përgjegjësive të ndryshme që kemi në jetën tonë. Por stresi i tepërt mund të shkaktojë dëme serioze për shëndetin, duke kontribuar në shtimin e peshës, duke dëmtuar zemrën dhe duke ju bërë të dukeni më të moshuar se mosha që keni aktualisht.

Stresi kronik ose i qëndrueshëm është i lidhur me çdo sëmundje kronike, sepse ajo paraqet themelet për inflamacion dhe sëmundje të tjera shëndetësore.

Mirëpo, ju nuk mund të shmangni të gjithë stresin në jetën tuaj. Andaj shpeshherë qasen pacientët në barnatore për të marrë barna të ndryshme që ulin stresin dhe rrisin disponimin dhe mirëqenien e tyre në jetën e përditshme. Fatkeqësisht, barnat që më së shumti kërkohen janë nga sedativët, të cilët në mënyrë të patjetërsueshme duhet të përshkruhen vetëm nga ana e mjekut, ndërsa moshat që më së shumti i kërkojnë janë të rinjë. Përveq efektit anësor të njohur për të gjithë që është varshmëria ndaj barnave të tilla, ka edhe shumë efekte anësore tjera që mund të jetë shumë dëmtuese për të gjithë përdoruesit e tyre ( normalisht kur mirren pa recetë).
Poashtu, kërkesa të mëdha për të ulur ndjenjën e stresit, vijnë edhe nga studentët, të cilët në vazhdimësi kanë provime dhe e kanë të pashmangshëm ndjenjën e stresit.

Pra, cila është zgjidhja?

Si mund të përballosh dhe të mos lejosh që të gjitha gjërat e vogla, apo ato të mëdha, të të ndikojnë në mënyrë negative në jetën tuaj?
Cilat janë ato produkte që mund t’i merrni çoftë në barnatore apo në formë të barishteve që ndikojnë mjaft mirë në uljen e stresit?
Pse bimët mund të jenë një zgjidhje e lehtë dhe efektive për të luftuar stresin?

Një barishte është një bimë me gjethe, fara ose lule që njerëzit përdorin për aromatizim, ushqim, ilaç ose parfum.

Adaptogjenët promovojnë ekuilibrin në shumë sisteme të trupit tuaj. Ata mund t’ju qetësojnë dhe të rrisin energjinë tuaj në të njëjtën kohë.

Ndërsa disa adaptogjenë punojnë shpejt, shumica e tyre punojnë me kalimin e kohës dhe kanë përfitime kumulative. Disa njerëz i marrin ato çdo ditë, për disa muaj para se të marrin efektet e plota dhe të ketë përfitime nga to.

Cilat janë bimët me efekt qetësues, duke ulur nivelet e stresit:

Ashwagandha (xhenseni indian)


Një barishte adaptogjene që përdoret për të lehtësuar stresin.
Ashwagandha është e njohur edhe si “qershi e dimrit” dhe xhensen indian.

Njerëzit shpesh e përdorin këtë barishte për të ndihmuar në balancimin e lodhjes, stresit, depresionit dhe tensionit nervor.
Përveç kësaj, ajo ka fuqinë për të ulur inflamacionin dhe për të luftuar infeksionin.
Produktet e formuluara me rrënjë të bimës ashwagandha, janë më efikaset.

Disa mënyra për ta përdorur këtë barishte:

  • Si çaj
  • Si kapsulë ose tabletë në formë suplementare
  • Si një ekstrakt të lëngshëm ose tinkturë
  • Si një pluhur, të cilin ju mund të shtoni në ushqime dhe pije ( mund ta hidhni në një gotë qumësht dhe ta pini para gjumit).

Edhe pse marrja e ashwagandha konsiderohet e sigurt për shumicën e njerëzve, nuk rekomandohet përdorimi i saj në shtatzëni dhe gjidhënie.

Tulsi ose Basil i Shenjtë

Një barishte adaptogjene që mund të merrni çdo ditë për të ndihmuar trupin tuaj të reagojë ndaj stresit.

Tulsi, i njohur gjithashtu si “basili i shenjtë” ose “mbretëresha e bimëve“, përdoret zakonisht për të ndihmuar gjendjen e ankthit dhe stresin.

Kjo bimë është një antioksidant i fuqishëm. Ndërsa njerëzit e kanë përdorur atë për një shumëllojshmëri të trajtimeve, efektin më të rëndësishëm e ka për lehtësimin e stresit, duke ndikuar në mirëqënie të përgjithshme të organizmit.

Disa mënyra për të përdorur këtë barishte:

  • Si çaj
  • Në gatime
  • Si kapsulë ose tabletë
  • Në formë pluhuri

Balsam Lemon apo Melissa officinalis

Një anëtar i familjes së mentes, balsam lemon është studiuar për efektet e tij qetësuese.

Shpesh është e kombinuar me barëra të tjera qetësuese, të tilla si kamomila, valeriana dhe lavanda.

Hulumtimet e hershme tregojnë se marrja e një doze të vetme të balsamit të limonit, rritë qetësinë dhe vigjilencën tek të rriturit gjatë gjendjeve stresuese. Hulumtime të tjera të hershme tregojnë se shtimi i balsamit të limonit në ushqim ose pije, zvogëlon ankthin dhe përmirëson kujtesën dhe vigjilencën. Marrja e balsamit të limonit së bashku me valerianen me një dozë të ulët, duket se redukton ankthin gjatë gjendjeve të mëdha stresuese. Por marrja e kombinimit në një dozë më të lartë përkeqëson ankthin.

Disa mënyra për të përdorur këtë barishte:

  • Si çaj
  • Si tinkturë ose sirup
  • Në gatime dhe pjekje
  • Në formë të tabletave ose kapsulave si suplement

Curcumin (shafrani i Indisë)

Një bimë që mund të nxisë disponimin tuaj, dhe të ndikojë shumë mirë për të zvogëluar ndikimin e stresit dhe ankthit në trupin tuaj, është kurkumi.
Kurkumi në përgjithësi konsiderohet i sigurtë për t’u marrë për kohë të pacaktuar.
Valeriana

Përdoret më së shpeshti tek çrregullimet e gjumit, sidomos te paaftësia për të fjetur apo insomania (pagjumësia). Valeriana përdoret gjithashtu për trajtimin e ankthit dhe stresit psikologjik.

Passion flower

Lule pasioni ndikon shumë mirë te problemet e gjumit (insomania), ankthi, çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti (ADHD), dhimbjet e muskujve, lehtësimi i simptomave të tërheqjes nga barnat opioide, reduktimi i ankthit dhe nervozizmit para operacionit, si dhe reduktimin e stresit.

Kimikatet në pasionflower kanë efekt qetësues, duke nxitur gjumin dhe efektet lehtësuese të shtrëngimit të muskujve.

Ndërsa nga vitaminat dhe mineralet që ndikojnë në uljen e nivelit të stresit janë:

Kompleksi i vitaminës B

Energjia e ulët dhe lodhja mund të kontribuojnë në nervozizëm dhe rritjen e nivelit të stresit. Kjo është arsyeja se vitaminat e kompleksit B kanë efekt të lartë pozitiv në mbajtjen e niveleve të larta të energjisë dhe përmirësimin e performancës njohëse duke ulur stresin.
Në thelb, ajo mbështet një ndjenjë të qetësisë dhe stabilitetit. Nëse dëshironi të jeni më të relaksuar (dhe të fokusuar), në rast se jeni në tendosje dhe presion, plotësimi me një kompleks vitaminash B mund të jetë një ndihmë e madhe.

Magneziumi

Magnezi është mineral thelbësor për funksionin e muskujve dhe nervave, duke përmirësuar cilësinë e gjumit dhe duke ulur stresin.

Melatonina

Edhe pse trupi ynë prodhon këtë neurohormon, mungesa apo ulja e nivelit të saj në organizëm mund të shkaktojë pagjumësi, ankth të përgjithshëm dhe rritje e nivelit të stresit. Plotësimi me melatoninë për gjendje ankthi dhe stresi, mund të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe të lehtësojë ndjenjat negative që lidhen me ankthin.

Ju lus që t’ju ikni produkteve kimike të lidhura me gjendjen e stresit dhe ankthit, të përdorni nga bimët, vitaminat dhe mineralet e lartëcekura, në këtë mënyrë do ta ruani shëndetin tuaj dhe të përmirësoni gjendjen tuaj emocionale. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje