E njihni ju Jackie Chan-in?

Nga Qëndresa Z. Bojaxhiu

Jackie Chan-i, njeriu i truqeve

Sigurisht që po, pothuajse që të gjithë filmat e tij i shiqonim me entuziazëm që në fëmijëri.
Përplot skena komike, por edhe nga më të rrezikshmet nuk mungonin!
Por fundja edhe ky ka “anën tjetër të medales“.
Nëna e tij kontrabandonte drogë, ndërsa babai i tij ishte spiun. Ata e braktisën kur ishte në moshën 6 vjeç. Madje keni rastin shumëherë të shihni në filmat e tij teksa vet thot “unë jam jetim”.
Atë e dërguan në kolegj, ku aty mësoi artet marciale, dramën, akrobacione dhe këndimin. Jackie gjithmonë ishte një fëmi i lëvizsshëm, ku gjithmonë rrotullohej si një gjyle. Prandaj edhe i vënë pseudenimin “Pow Pow“.
Nuk ishte nxënës aq i dalluar në shkollë saqë kishte ngelur në vitin e parë të shkollës fillore. Ishte rrahur përshkak të suksesit tij të dobët.
Ishte përballur me bullizëm me vitë në shkollë vetëmpse ishte shumë i frikësuar t’i dilte “krah vetës“.

Unë u ngacmova deri sa unë e pengova një student të ri nga ngacmimi i tyre. Duke e mbrojtur këtë studentin e ri, mësova të mbrohem për vetë” shton Jackie.

Kur Jacki u diplomua, mori pjesë në filmat e Bruce Lee si “njeri i truqeve-stuntman“, ose si i themi neve në gjuhën e thjeshtë “kaskader“. Dhe që atëherë ishin të befasuar me aftësitë e Jackie Chan’it.
Shumë shpejtë u bë i njohur për truqet e çmendura të tij.
Pas vdekjes së Bruce Lee, Jackie Chan u bë protagonist në disa filma të arteve marciale, konkretisht të kung fu-së.
Por çdokush ka të meta, pra nuk ishtë në gjendje të imitonte stilin e njohur të Bruce Lee-s. I mundur, u largua nga Hong Kong, dhe u punësua si punëtor i ndërtimtarisë në Australi.

Mos lejo që rrethanat të të ndryshojnë ty, ti ndryshoji ato” thekson J.Chan

Jackie u rikthye në filma me një stil të ri, duke bashkuar komedinë me artet marciale. Dy vite më vonë ai u bë aktori më i paguar në Azi. Por, ende kishtë “telashe” me arritjet e tij të suksesshme. Në rrugë mbante armë dhe granatë dore vetëm e vetëm që ta mbronte vetëvetën nga ata që tentonin t’ia mirrnin pasurinë.

Përfundimisht, pas 34 viteve nga filmi tij i parë, me filmin “Rumble in the Bronx” u bë aktor i famshëm i Hollyëood-it, ku ishte 42 vjeç. Jackie, bëri mbi 100 filma për 50 vite.

Nuk i mbeti asnjë kockë në trupin e tij pa e thyer, të paktën një herë, dhe si aktor ende mbanë rekordin e truqeve, që shumica e tyre ishin shumë të rrezikshme, dhe shumëherë ishte në pyetje jetë a vdekje. Është një ndër rastet kur një herë kishte kërcyer nga helikopteri mbi një balon me ajër të nxehtë. Truqet, apo marifetet e tij mund t’i shihni çdoherë pas përfundimit të filmit, ku shfaqen gabimet dhe aftësitë e tij gjatë gjirimeve filmike.


Jackie flet 7 gjuhë, gjuhën angleze e mësoi nga këndimi, është këngëtar që ka realizuar mbi 20 albume. I nominuar për shumë çmime, dhe fitues disa herë me radhë:

Academy Awards, USA – fitues i këtij çmimi
Golden Horse Film Festival – fitues
Guinness World Record Award – fitues
Hollywood Film Awards – fitues
Hong Kong Film Awards – fitues
Kid’s Choice Awards – fitues
MTV Movie + TV Awards – fitues
Montréal World Film Festival – fitues
People’s Choice Awards, USA – fitues
Walk of Fame
World Stunt Awards, etj


Edhe po mos ta kuptonim gjuhën e tij, na mjafton t’i shiqojmë aksionet dhe komeditë nga ky. Pra ky është Jackie Chan 🙂
P.s. personalisht posedoj koleksionin e tij. /Familjadheshendeti.com