ULEM T’PI NJI KAFE, VJEN SHOKU QË KA KRY MASTER ME M’SHËRBY!

Autore: Doruntinë F. Ferati

T’mërzitet shpirti e t’mërzitet jeta e t’bohet bajat krejta senet kur je n’moshën ma t’mirë, shkollohesh edhe n’fund met n’shpi.
Aplikacione për punë mytesh tu çu napër çdo vend ku e sheh se po kërkojne puntore. Edhe tu e dit qysh shkon ktu puna me t’njofshëm, mundohesh pak a shumë me gjet dikond që mundet me t’kry punë. Fjalt e personit “t’kryme e ki bre mos ta nin”, gzohesh-:).
Vjen dita kur mbyllet konkursi, edhe ti thu, qeto ditë m’thirin kismet, se ju beson fjalve t’injorantave edhe t’dallavergjive, që veç t’japin shpresë e vullnet kot. Amo nuk kan me pa hajr.  

Nalesh e thu 23 vjet edhe spo muj me ba kurgjo për shpinë tem, edhe tmerrohesh, kanihere bile edhe t’vjen marre me i kshyrë prindt, edhe krejt familjart kur e mendon gjendjen në t’cilën gjindesh, tanaj t’bjen n’mend që janë edhe plot shoqe edhe shok tu qeshtu, edhe qetsohesh pak. 

Mendon çdo ditë çka me ba, ka me ja majt që me pas ni të ardhme ma t’mirë, që me mujt ni dite prindve edhe krejt familjarve me jau kthy t’mirat që ti kan ba. Apet hin hulumton konkurse t’punës, edhe pse shpresa që t[ thirin asht zero, po prapë thu hajt ishalla kom nafak edhe bahet diçka. 

Prit e prit e prit…nuk të thir kërkush!
Deshprimi tjetër vjen kur shkon me ni market edhe lyp ndihmë prej naj puntores edhe ajo e ngrata nuk din maspari as me fole, e leje ma me t’ndihmu edhe thu me veten “qe çka domethanë me pas t’njofshem”, edhe plas prej dëshprimit e inatit.

Tanaj shkon me pi ni kafe edhe e sheh shokin tond që ka kry master vjen me t’shërby, tmerri tjetër.
Bisedon pak, tregon qysh pi ec puna edhe çfarë presioni ka prej njerzve që me 50 cent qesin kanun. T’dhimet aj ma shumë se vetja. 

Zotri kryeministër e ju drejtus t’vendit tem, a e kuptut tash pse po ikin rinia prej Kosovës?
A e kuptut pse stacionet e autobusave jane t’mbusht çdo ditë me t’rijë që lypin ni minute ma përpara me u largu prej ktij vendi? /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 259
  •  
  •  
    259
    Shares