Quinoa, kur lejohet përdorimi për fëmijët?

Nga Dr. Ismail Lutolli 

Specialist Pediatër

Subspecialist Dietolog-Nutricionist

Kur paraqet rrezik përdorimi i quinoa tek fëmijët?

Gjidhënia dhe përdorimi i quinoas – ndërlidhja?

Një fillim i ri në jetën e një fëmije që nga dita e parë e lindjes, do duhej të ishte gjidhënia, vetëm gjidhënia pa asnjë shtesë tjetër.

Nëse një fëmijë ka kaluar me sukses procesin e gjidhënies në 6 mujorin e parë dhe ushqimet shtesë pas kësaj moshe fillojnë krahas gjidhënies, ka gjasa të mëdha që procesi i mëtejmë i jetës në përgjithësi por edhe i vetë traktit digjestiv, të jetë pa probleme.

Quinoa si një “superushqim” mund të fillohet në sasi të pakëta nga mosha 10 deri në 12 muajshe. (Ka studime që e lejojnë edhe nga mosha 8 muajshe, por mendoj se kjo moshë duhet shtyrë pak për shkak të adaptimit të traktit digjestiv). Ka shumë energji, në 100 gr ka rreth 370 kalori. Në planet dietologjike që unë formuloj, te fëmijët mbi 1 vjeç e përdori si ushqim dhe kam rezultatet shumë të kënaqshme. Kuptohet fillimi është në sasi krejtësisht të pakta. Shumë mire, që në moshën 1 vjeçare, fëmijët mund të konsumojnë supat me perime të përziera me gati 2 lugë gjelle kinoa të gatuar (zierë).

Pas moshës 1 vjeçare është koha ideale që ky ushqim të zërë vend në tryezat tuaja, në veqanti edhe te ushqimi i fëmijëve tuaj. Nuk ka ndonjë ndalesë të mos përdoret deri në moshën 2 vjeçare. Ndalesë mund të ketë nëse fëmija është alergjik ose ka probleme të traktit tretës të dokumentuara më herët, por jo për shkaqe tjera. Një fillim i ri me qumësht shtesë, i ngatërron gjërat tek fëmiu dhe nuk është e rastësishme pastaj edhe reaksionet që mund të ketë në përdorimin e quinoas. Kujdesi që megjithatë duhet treguar me quinoan:

1.Quinoan në një mënyrë është e mbuluar me një kimikat toksik të quajtur saponin. Kjo është arsyeja që quinoa të shpërlahet mjaftueshëm para përdorimit. Nëse këtë nuk e bëjmë, mund të jetë mjaft e rrezikshme për fëmijët. Përgatitja është mjaft e rëndësishme. Kjo nuk e bën të ndaluar përdorimin. Është pikërisht prezenca e kësaj toksine ajo që sot nxitë debate në rrezikun e përdorimit të këtij ushqimi te fëmijët por edhe tek të rriturit.

2.Te fëmijët që njihen me probleme të traktit digjestiv (fillimi i qumështit shtesë ose qumështit të lopës), pra kanë një histori pozitive me probleme gastrointestinale gjatë vitit të parë të jetës, atëherë duhet kujdes i shtuar në përdorimin e këtij ushqimi, pasi mund të shkaktojë probleme shtesë.

  1. Përdorimi 2 apo 3 herë në javë dhe jo i përditshëm. Nuk rekomandohet të hahen çdo ditë. Vetë fakti që është superushqim nuk rekomandohet çdo ditë. Disa herë në javë është e mjaftueshme.

4.Te fëmijët që kanë histori alergjie duhet filluar në moshën 1 vjeçare dhe me sasi shumë të vogla në fillim. Quinoa nuk klasifikohet në ushqimet tipike që sjellin alergji por përmban oksiliacid. Për njerëzit që kanë alergji në oksilacide, nuk këshillohet përdorimi i saj.

Shëndeti jeta dhe lumturia ka një emër www.familjadheshendeti.com