Ndërtimi i trupit tonë nga elementet kimike

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Trupi ynë është një makinë tejet e ndërlikuar. Ka mijëra vjet që njeriu përpiqet të zbulojë se si funksionon trupi jonë. Sa reaksione kimike kryhen brenda sekondit, cilët katalizatorë metabolik ndikojnë për të shpejtuar gjithë ato reaksione kimike qe kryhen brenda sekondit. Përkundër të gjitha atyre përpjekjeve ka ende shumë mistere të pa zbuluara rreth asaj se si funksionon trupi jonë.

Një gjë është e sigurt: trupi jonë përbëhet nga uji, karboni dhe disa elemente të thjeshta kimike që gjenden kudo. Në të vërtetë të gjitha atomet e elementeve kimike që nevojitën për ndërtimin e trupit të njeriut mund ti gjeni në oborrin e shtëpisë tuaj, në tokë.

Për ndërtimin e trupit të njeriut nevojitën 13 elemente kimike. Sa e vështirë është ndërtimi i një mekanizmi kaq të përsosur nga 13 elemente kimike shumë të thjeshta dhe prezente kudo.

1. OKSIGJENI (O) 65%

Oksigjeni zë dy të tretat e trupit të njeriut dhe atë kryesisht në reaksion me hidrogjenin duke formuar ujin (H2O). Ne po ashtu gjatë gjithë kohës thithim oksigjen sa herë që marrim frymë.

2.KARBONI (C) 18%

Karboni është një element nga i cili përbëhet qymyri, diamanti, grafiti i lapsit. Rreth një e pesta e trupit të njeriut është e përbërë nga karboni. Atomet e karbonit krijojnë një zingjirë të gjatë duke formuar boshtin e të gjitha molekulave komplekse brenda trupit të njeriut.

3.HIDROGJENI (H) 10%

Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm dhe njëkohësisht ka atomet më të vogla nga të gjitha elementet tjera kimike.

4.AZOTI (N ) 3%

Një thes me plehra kimik përmban përafërsisht azot sa ka trupi i njeriut. Azoti është një nga elemente kryesor në muskujt e njeriut. Po ashtu është edhe përbërësi kryesor i ajrit.

5.FOSFORI (P) 1%

Në jetën e përditshme fosfori ndihmon të ndizen flakë fijet e shkrepësve ndërsa në organizëm fosfori formon dhëmbët, kockat, membranat qelizore dhe ndihmon në transmetimin e energjisë.

6.KALIUMI (K) 0,35%

Në jetën e përditshme kaliumin e gjejmë edhe tek sapuni. Mirëpo në trupin e njeriut kaliumi ka rrol në mbajtjen e baraspeshës kimike të lëngjeve në trupin e njeriut.

7.KLORI (Cl) 0,15%

Si gaz i vetëm klori është një gaz helmues vdekjeprurës. Ai përdoret si zbardhues. Ndërsa në organizëm ai lidhet me natriumin duke formuar kripën e gjellës NaCl.

8.NATRIUMI (Na) 0,15%

Gjysma tjetër e kripës së gjellës është natriumi. Ai ka rëndësi në lëvizjet e trupit të njeriut.

9.MAGNEZI (Mg) 0,05%

Gjatë djegies së fishekzjarrëve e kemi vërejt një dritë të bardhë. Ajo vjen si pasojë e magnezit. Ndërsa në trupin e njeriut magnezi forcon sistemin imunitar, ndihmon në gjallërimin e nervave dhe tkurrjen e muskujve.

10.SULFURI (S) 0.25%

Sulfuri është pjesë e pa zëvendësueshme e proteinave në trupin e njeriut. Ka aromë të vezëve të prishura apo pellgjeve me ujë të ndenjur.

11.KALCIUMI (Ca) 1.6%

Kalciumi është elementi që i ndërton guacat e detit, shkumësin, apo mermerin. Në trupin e njeriut ai është pjesë ndërtuese e dhëmbëve, kockave dhe mban në punë zemrën dhe muskujt.

12. HEKURI (Fe) 0.008%

Sasia e hekurit në trupin e njeriut është e njëjtë sa një gozhdë. Hekuri kur lidhet me oksigjenin bëhet i gjakut dhe kjo është arsyeja se pse gjaku ndryshon dhe janë të dy të kuq.

13. JODI (I) 0.00004

Në rrupin e njeriut ka më pak se një maje luge jod mirëpo pa atë sasi ne do të vdisnim.

Në trupin e njeriut ka po ashtu sasi shumë të vogla edhe të disa elementeve të tjera kimike si: bakër, zink, mangan, kobalt, litium, stroncium , alumin, silic, plumb, arsen. Po ashtu trupi i njeriut përmban edhe 90 miligram uran.

Mirëpo shtrohet pyetja se a do të mund ta ndërtonim trupin e njeriut vetëm duke përzier këto masa të elementeve kimike?

Sikur të provonim sipas një skeme ta ndërtojmë trupin e njeriut do të duheshin rreth 100 trilion blloqe mikroskopike të qelizave dhe përsëri kjo do të ishte e pa mundur.

Për një ndërtim kaq të përsosur të trupit të tonë të koordinuar kaq mirë padyshim se ekziston një Krijues e që i falënderohemi Atij për çdo gjë./FamiljadheShëndeti

Shpërndaje
  •  
  •  
  •