Përgatiti: Dr Jeton Zenuni

Placenta është një organ që zhvillohet në mitrën e gruas gjatë shtatëzanisë. Kjo strukturë siguron oksigjenin dhe lëndët ushqyese për bebin në rritje dhe largon produktet e panevojshme nga gjaku i fëmijës. Placenta i bashkëngjitet murit të mitrës, dhe kordoni i kërthizës së fëmijës del prej saj. Ky organ zakonisht është i ngjitur në pjesën e sipërme, anësore, të përparme ose të pasme të mitrës. Në raste të rralla, placenta mund të ngjitet në rajonin e poshtëm të mitrës (placenta previa).

Gjaku i nënës dhe gjaku i foshnjës nuk janë të përziera, sepse të dyjat kanë sistemet e tyre të qarkullimit të gjakut. Placenta zhvillohet me foshnjën dhe është e dizajnuar që të dëbohet përjashtë natyrshëm pasi të lind fëmija. Krijohet për një qëllim të vetëm, kështu që i shërben qëllimit të tij dhe më pas lë trupin. Secila shtatëzani e shëndetshme zhvillohet me një placentë të re, e dizajnuar në mënyrë të përkryer për të ushqyer një fëmijë të ri.

Nëse nëna ka ndonjë infeksion bakterial, placenta ndihmon për të mbrojtur fëmijën nga ajo, edhe pse në disa raste të infeksioneve serioze virale, placenta mund të mos ofrojë mbrojtje. Para lindjes, foshnja merr antitrupa përmes placentës. Antitrupat ndihmojnë në sigurimin e sistemit imunitar për muajt e parë të jetës së foshnjës.

Kur një spermatozoid fekondon qelizën vezë, qelizat fillojnë të shumohen shpejt. Qeliza vezë dhe spermatozoidi bëhen një blastocist. Nga blastocisti del placenta dhe foshnja. Të gjithë e paramendojnë placentën si organ të nënës, por në të vërtetë ajo është krijuar nga të dy prindërit. Procesi i shtatzënisë është një proces i mahnitshëm. Një spermatozoid, një qelizë vezë dhe keni gjithçka që ju nevojitet për të rritur dhe ushqyer një njeri!

Megjithëse mushkëritë e foshnjës tuaj po zhvillohen dhe shpesh zhvillohen para lindjes, placenta juaj siguron 100% të nevojave të oksigjenit të foshnjës. Ashtu siç trupi juaj siguron oksigjen për të gjithë organet dhe indet tuaja përmes rrjedhës së gjakut, trupi juaj dërgon oksigjenin edhe tek fëmija juaj. Kështu që kur të merrni frymë, ju po merrni frymë edhe për bebin tuaj.

Gjatë çdo minutë të shtatëzënisë tuaj, një dozë e tërë (gati 500 ml) gjaku dërgohet në mitër për të shkëmbyer lëndët ushqyese përmes placentës. Edhe kur jeni duke pushuar, placenta juaj punon zellshëm. Ndoshta kjo shpjegon ndjenjën e lodhjes gjatë shtatzënisë!

Placenta vepron si një gjëndër që sekreton të gjitha hormonet e rëndësishme që janë të domosdoshme për rritjen e fëmijës suaj, si dhe për t’u përgatitur për gjidhënie. Disa nga hormonet e sekretuara nga placenta përfshijnë: Gonadotropina korionike humane, estrogjeni, progesteroni dhe laktogjeni placental.

Ushqimi që hani nuk shkon direkt tek fëmija juaj. Kur hani, trupi juaj zbërthen ushqimin dhe proteinat hyjnë në rrjedhën tuaj të gjakut. Gjatë shtatëzanisë, ushqimi në rrjedhën tuaj të gjakut kalohet përmes placentës dhe kordonit të kërthizës kalon në rrjedhën e gjakut të foshnjës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që nëna shtatzënë t’i përmbahet një plani ushqyes dietal.

Edhe pse vetë placenta nuk është organi që prodhon qumështin e gjirit të nënës së re, ajo megjithatë ka një rol. Kur placenta të jetë shkëputur, ajo provokon prodhimin e prolaktinës. Prolaktina është një hormon përgjegjës për prodhimin e qumështit.

Shtatzënia është një proces i mahnitshëm, i mbushur me detaje të mrekullueshme. Placenta është një pjesë e kësaj përvoje të mrekullueshme. Siç mund ta shihni, ajo siguron gjithçka për të cilën ka nevojë fëmija juaj.

Përktheu dhe përshtati Dr. Jeton Zenuni #Familjadheshëndeti