“Vonesa në të folur”

Nga: Tina Asllani – Logopede


Alalia, e njohur edhe si vonesa në të folur, është vonesa në zhvillim ose përdorimi i mekanizmave që prodhojnë të folurit. Të folurit, që dallon nga gjuha, i referohet procesit të krijimit të tingujve, duke përdorur organe dhe struktura të tilla si mushkëritë, kordat e zërit, gojën, gjuhën, dhëmbët, etj. Vonesa e gjuhës i referohet një vonese në zhvillimin ose përdorimin e njohurive të gjuhës. Pasi që gjuha dhe të folurit janë 2 faza të pavarura, ato mund të vonohen në kohë individualisht.

Shenjat e vonesës në të folur janë të kategorizuara në bazë të moshës:

KUR FËMIJA ËSHTË NË MOSHËN 12 MUAJ, SHENJAT JANË:

  • Fëmija ka problem të drejtojë gishtin te një objekt apo përdorimi i gjesteve me duar duke sinjalizuar lamtumirë
  • Vokalizimi apo komunikimi i nevojave të tij/saj.

KUR FËMIJA ËSHTË NË MOSHËN 15-18 MUAJ, SHENJAT JANË:

  • Pamundësia për të thënë “mami” ose “babi” në ndonjë formë.
  • Moskuptimi i fjalëve “jo”, “përshëndetje” apo “lamtumirë” .
  • Nuk i flet së paku 3 fjalë deri në moshën 12 muaj, dhe së paku 15 fjalë deri në moshën 18 muaj.
  • Preferon të përdorë gjeste në vend të verbalizmit.

KUR FËMIJA ËSHTË NË MOSHËN 2-4 VJET, SHENJAT JANË:

-Pamundësia për të prodhuar në mënyrë spontane fjalë dhe fraza.
-Pamundësia për t’i ndjekur udhëzimet dhe komandat e thjeshta.
-Nuk mund t’i lidhë dy fjalë.
-Ka shkaktarë të ndryshëm, si probleme fizike të gojës, probleme motorike të gojës etj.
-Trajtimi nga terapeuti me teknikat e nevojshme është i domosdoshëm për të arritur përmirësim në zhvillimin e të folurit. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 87
  •  
  •  
    87
    Shares