“A mi pi barnat para apo pas buke”

Nga: Mr.ph Laureta Berisha Kosumi Farmaciste

Pyetja më e shpeshtë që na adresojnë pacientët që vijnë në barnatore është se a me përdorë barin para apo pas ushqimit.

Madje në rastet kur mjeku u përshkruan barnat të mirren gjatë ushqimit (siq janë disa antidiabetikë), bëhen gabime siq kisha rastin kur një zonjë më tha se e kishte futur tableten në buk dhe e kishte ngrënë bashkë me bukë, pra e kishte marrë në mënyrë të gabuar derisa ju sqarua se duhej marrë gjatë ushqimit me 1 gotë ujë. Pra, duhet spjeguar edhe kjo anë ngaqë mund të vie deri te marrja e gabuar e barit, sidomos te njerëzit që marrin barna pa recetë, ngaqë nuk janë aspak të sigurtë për mënyrën e marrjes së tyre.

Se a duhet të mirren barnat para apo pas ushqimit, nuk eksiston një përgjigje e thjeshtë për këtë pyetje.

Sidoqoftë, si rregull i përgjithshëm është se duhet ti merrni barnat në lukth (stomak) të zbrazët 1 orë para apo 2 orë pas ushqimit.
Kjo ndodhë ngaqë shumë barna mund të nderveprojnë me ushqimin, duke shpejtuar apo vonuar thithjen e barit në organizëm.

Mirëpo, ky rregull ka shumë përjashtime.

Disa barna të tilla si Aspirina dhe Barnat anti- inflamatore jo steroide (NSAID-s) si: Ibuprofeni, Ketoprofeni, Naprokseni etj, është më mirë të mirren me ushqim ose menjëherë pas një vakti ushqimor për të ulur rreziqet e efekteve anësore siq janë refluksi dhe gjakderdhja në lukth.

Shumë ushqime mund të reagojnë me përbërësit e një bari (qoftë me substancën kryesore apo lëndët ndihmëse) duke e ulur veprimin e barit.

Ndërveprimet mes barnave dhe ushqimit mund të përfshijnë si barnat me recetë si ato që mund të mirren pa recetë, përfshirë edhe antacidet, vitaminat dhe produktet e hekurit.

Andaj, për çdo paqartësi rreth përdorimit të drejtë të barit, duhet të pyesni mjekun apo farmacistin.

Saherë që shkoni në vizitë rutinore te mjeku, merrni me vete barnat dhe produktet tjera që përdorni qoftë me apo pa recetë, në mënyrë që të evitohen gabimet ose ndërveprimet me rastin e përshkrimit të ndonjë bari të ri.

Gjithmonë merrni barnat me më shumë ujë (1 gotë të plotë 200 ml).

Mos e shtypni barin, në mënyrë që ta merrni më lehtë pa konsultë të farmacistit, sepse kjo mund të ndryshojë mënyrën e funksionimit të barit.

Mos i përzieni barnat me pije të nxehta, në këtë formë mund të prishet efektiviteti i barit.

Asnjëherë mos i merrni barnat me pije alkoolike. /Familjadheshendeti.com