Nga dr Ardiana Perjuci-Begolli, specialiste Endokrinologe

Covid 19 është sëmundje infekcioze (tash më e njohur për të gjithë ne) që atakon më së shumti rrugët e frymëmarrjes.

Simptomat janë të ngjajshme me ato të gripit sezonal, të cilat në disa raste pas disa ditëve përkeqësohen me vështirësi në frymëmarrje dhe disa prej tyre kanë nevojë për përkrahje respiratore.

Grupi më i rrezikuar janë pacientët me sëmundje të zemrës, diabet, me sëmundje të mushkërive dhe sëmundje malinje.

Duke u nisur nga fakti që pacientët me sëmundje të gjëndrës tiroide nuk kanë imunitet të kompromituar dhe duke u bazuar qe në Kinë (apo kudo me aq sa kemi informata) nuk është raportuar që Covid 19 përkeqëson gjendjen e pacientëve me sëmundje të gjëndres tiroide, nuk ka arsye me u shqetësu ju që keni problem me gjëndër tiroide.

Edhe pse barnat që ju i përdorni (Levothyroksina, propilthyouracil apo carbamizoli) janë imunomodulator ato nuk e dobësojnë imunitetin e juaj.

Mos u shqetësoni, rrini në shtëpi, kurseni familjet e juaja, mos rrezikoni sidomos të moshuarit dhe na kurseni neve stafin mjekësor që të përballim edhe kërkesa tjera mjekësore.

Me shpresë se të gjithë do ta tejkalojmë këtë sfidë pa pasoja!