Çfarë është Nefropatia Diabetike ?

Sëmundja diabetike e veshkave apo nefropatia diabetike është një lloj sëmundjeje e veshkave e shkaktuar nga diabeti.

Diabeti është shkaktari kryesor i sëmundjeve të veshkave. Rreth 1 në 3 të rritur me diabet ka sëmundje të veshkave.

Puna kryesore e veshkave është të filtrojnë mbetjet dhe ujin shtesë nga gjaku për të krijuar urinë. Veshkat gjithashtu ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut dhe prodhojnë hormone që trupi ynë ka nevojë për të qëndruar i shëndetshëm.

Kur veshkat janë të dëmtuara, ato nuk mund të filtrojnë gjakun si duhet, dhe mbetjet do të grumbullohen në organizëm. Dëmtimet në veshka gjithashtu mund të shkaktojnë probleme të tjera shëndetësore.

Dëmtimi i veshkave që shkaktohet nga diabeti zakonisht ndodh ngadalë, gjatë shumë viteve.

Si shkakton diabeti sëmundje të veshkave?

Glukoza e lartë e gjakut, e quajtur edhe sheqeri në gjak, mund të dëmtojë enët e gjakut në veshka. Kur enët e gjakut dëmtohen, ato nuk funksionojnë aq mirë. Shumë njerëz me diabet zhvillojnë gjithashtu presion të lartë të gjakut, i cili anën tjetër gjithashtu mund të dëmtojë veshkat.

Si mund një pacient me diabet të kujdeset për veshka të shëndetshme?

Mënyra më e mirë për të ngadalësuar ose parandaluar sëmundjen e veshkave të lidhura me diabetin është të arrihen nivele sa më të mira të glukozës në gjak dhe presionit të gjakut. Zakonet e një stili jetese të shëndetshëm dhe marrja e ilaçeve sipas recetës së mjekut mund të ndihmojnë të arrihen këto qëllime.

Dr. Amir Rexhepi Endokrinolog