Disa këshilla për një shtatzëni të shëndetshme

Disa këshilla për një shtatzëni të shëndetshme:

✅Merrni një vitaminë prenatale

✅Hani ushqime të pasura me folate (thjerrëzat, asparagus, portokall, drithëra të fortifikuara), ushqime të pasura me kalcium (bulmet, peshk, soje), hani më shumë peshk (përveç llojit të pasur me merkur),ushqime me fibra dhe pemë e perime.

✅Mos hani bulmet të papasterizuar (djath, qumësht, kos … sepse përmbajnë baktere që mund të shkaktojnë ethe, abort ose komplikime të shtatzënisë).

✅Hani pesë ose gjashtë vakte të ekuilibruara mirë çdo ditë por mos e teproni. Ju nevojiten vetëm 300-500 kalori shtesë në ditë nuk keni nevoj të hani “ sa dy veta”.

✅Kufizoni kafeinën.

✅Pini shumë lëngje (gjashtë gota ujë në ditë).

✅Mos pini alkool.

✅Përdorni krem ​​kundër diellit.

✅Shfrytëzoni transportin tokësorë (shmangni udhëtimin ajror nëse është e mundur herët dhe vonë në shtatzëni).

✅Shmangni kontaktin me mace (për të zvogëluar rrezikun e toksoplazmozës).

✅Mos pini duhan; shmangni duhanpirjen pasive.

✅Flini mjaftueshëm.

✅Vendosni rripin e sigurimit gjatë vozitjes.

✅Mos merrni medikamente pa recetë të mjekut ose barna bimore pa konsultim mjekësor.

✅Vizitoni dentistin tuaj.

✅Ndiqni klasat për shtatzëna në mënyrë që të jeni të informuara rreth lindjes pastaj
shkruani një plan lindjeje.

✅Kujdes me punët e shtëpisë (shmangni pastruesit e ashpër ose toksikë, ngritjen e rëndë).

✅Përcjellni shtimin tuaj në peshë (shtimi normal në peshë është 11-12 kg).

✅Mbathni këpucë të rehatshme.

✅Praktikoni teknikat e relaksimit çdo ditë (joga, shtrirje, frymëmarrje të thellë, masazh).

✅Kontaktoni mjekun tuaj për çdo shqetësim por mos e teproni me mjekime.

✅Ushtroni, por mos e teproni.

✅Bëni një foto të vetes gjatë shtatzënisë, është periudhë e këndshme , ju mbesin kujtime të bukura 🤰👼🏻 🎉…

🏥 Ne gjithmonë kujdesemi për ju, për një shtatzëni dhe foshnje të shëndetshme!

Ass. Dr. Lindita Ibrahimi Veliu gjinekologe obstetre, PhDc