Nëna e mrekullueshme është ajo që përkund botën!

Shkencëtari i madh Tomas Edisoni, prapa nënës së tij ideale!
Edisoni thotë për të: Nëna ime është ajo e cila më mësoi dhe më lartësoi mua! Ajo kishte bindje ndaj meje, kur ajo perceptoi se jeta ime ka një pikësynim!

Nëna ima më mësonte, atëbotë kur më larguan nga shkolla, me pretekst se isha i trashë nga mendja!

Atëbotë kur fëmija kthehet nga shkolla në shtëpi i thotë nënës:

Kjo është letra nga Drejtoria e Shkollës.

Atëherë nëna i sfidon lotët e saj duke lexuar letrën me zë të lartë:

Djali i juaj është gjeni! Kështu shkolla është e vogël për kapacitetin e tij! Andaj, mësoje ti fëmijën tënd në shtëpi!
Kaluan vitet dhe vdiq nëna e Edisonit, i cili më pas u bë zbuluesi më i famshëm në historinë e njerëzimit!

Një ditë Edison duke kërkuar në dokumentet e nënës, gjen një letër me këtë tekst:
“Djali i juaj është shumë i trashë nga mendja! Ai është i përjashtuar nga shkolla që nga mëngjesi i ditës së nesërme”.

Edisoni posa e lexon letrën përlotet me të madhe! Ai më pas shkruan në memoaret e tij:
“Edisoni ishte një fëmijë i trashë nga mendja, por në saje të nënës së tij të mrekullueshme u bë gjeni(al)”.


Përgatiti: Mulaim Shehu/FamiljadheShëndeti