MREKULLIA E QUAJTUR GJIRI I NËNËS

Nga Dr. Jeton Zenuni – Transfuzion i gjakut

 

Kur një grua mbetet shtatzënë, hormonet i dërgojnë një mesazh qelizave endokrine të specializuara, të cilat janë të vendosura në zonën e alveolit, se shumë shpejtë do të vie koha për prodhimin e qumështit, të cilin më pas e çojnë në kanalet e qumështit, e të cilat më pas e çojnë deri në thith (maje) të gjirit.

Pas lindjes së fëmijës, ky proces intensifikohet, dhe trupi më pas “mbledh” përbërësit e domosdoshëm për krijimin e qumështit nga gjaku i nënës dhe i sintetizon ato në gjëndrat e qumështit.

Kanalet e qumështit dhe qelizat e gjëndrave janë pjesë e anatomisë normale të gjirit, dhe gratë lindin me to. Ato rriten gjatë pubertetit (për shkak të të cilit rriten edhe gjinjtë), pastaj edhe gjatë shtatëzanisë dhe fazave të hershme të ushqyerjes me gji (kur gjinjtë gjithashtu rriten).

Por, edhe pse shiquar nga aspekti anatomik, gjinjtë e grave kanë të gjitha “pjesët” e nevojshme për të prodhuar qumësht, kjo nuk ndodh deri në fund të shtatzënisë dhe lindjes.

Momentin kur nëna e cila sapo ka lindur fëmijën, e përqafon këtë foshnjë dhe e mban atë në krah, mbaresat nervore i dërgojnë trurit një sinjal për lirimin e hormoneve (prolaktina dhe oksitocina) të cilat e urdhërojnë trupin: “qumështin, shpejt“. Dhe pikërisht kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që foshnja të fillojë të thithë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky akt, kur nëna e vë foshnjën e saj në gjoks dhe momenti kur foshnja fut gjirin në gojë dhe fillon të thith, inicon zinxhirin e ngjarjeve në trupin e nënës.

Qumështi i nënës është i pasur me lëndë ushqyese dhe materiale që janë thelbësore për të porsalindurin në muajt e parë të jetës: yndyrnat, proteinat, karbohidratet, ujin, acidet yndyrore, aminoacidet, mineralet, vitaminat dhe makroelementet tjerë.

Shkenca ende nuk ka arritur plotësisht të shpjegojë se si funksionojnë komponentët e ndryshëm të qumështit të gjirit, por dihet se ato “punojnë” së bashku dhe se ato janë jashtëzakonisht të çmueshme për fëmijën./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •