Gjidhënja dhe avantazhet tek fëmijët

Gjidhënja dhe avantazhet tek fëmijët:

🔺Krijon lidhje fizike dhe shpirtërore midis nënës dhe fëmijës.
🔺Qumështi i gjirit përbëhët nga vitamina , proteina, yndyrna, karbohidrate të përshtatshme për të siguruar një rritje normale të fëmijës.
🔺Përmban antitrupa që e mbron fëmijën nga infeksionet bakteriale apo virale.
🔺Ulë riskun për të zhvilluar asthmë apo fenomene alergjike .
🔺Fëmijët e ushqyer me gji kanë një peshë normale, duke ulur kështu riskun për obezitet.
🔺Studimet kanë treguar se ushqimi me gji ulë riskun për zhvillimin e vdekjeve te papritura te fëmijët.
🔺Ulë riskun për të zhvilluar sëmundje të ndryshme si diabet, patologji respiratore, gastrointenstinale etj.

⚪️Avantazhet tek nënat:

🔻Ndihmon në djegien e kalorive duke reduktuar peshën pas lindjes.
🔻Oksitocina (hormon që çlirohet gjatë ushqyerjes me gji) ndihmon në tkurrjen e mitrës dhe kthimin në përmasat para lindjes, duke reduktuar kështu riskun për hemoragji pas lindjes.
🔻Vonon ardhjen e menstruacioneve dhe mbron nga një shtatëzani tjetër.
🔻Ulë riskun për kancer të gjirit dhe të vezoreve.
🔻Ulë riskun për zhvillimin e hipertensionit, osteoporozës apo sëmundjeve të tjera në të ardhmen.
🔻Ulë riskun për depresion pas lindjes.
🔻Ulë koston e shpenzimeve dhe nëna nuk lodhet në përgatitjen e qumështit, si në rastin e ushqimit me formulë.

familjeeshendoshe