Prebiotikët dhe probiotikët

Nga Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi farmaciste

Prebiotikët

Prebiotikët janë një lloj i përbërësve të fibrave të patretshme. Ushqimet që përmbajnë sasi të madhe të prebiotikëve janë : hudhra, artiqoka, asparagusi, molla, bananet, dandelioni, fara liri, kefiri, kakao etj.

Luajnë rol në:

– Përmirësimi i baraspeshës midis baktereve të “mira” dhe të ” këqija” të zorrëve:

– Përmirësimi i funksionit të zorrëve, duke rregulluar absorbimin e kalciumit dhe përmirësimin e dendësisë së eshtrave;

– Kontrollojnë funksionet e tretjes që rregullojnë metabolizmin, energjinë dhe oreksin;

– Rritja e funksionit imunologjik

– Reduktimin e rrezikut të infeksioneve të zorrëve;

– Zvogëlojnë lirimin e toksinave që mund të çojnë në sëmundje të mëlçisë dhe sëmundje të tjera;

– Reduktimi i ndjeshëm i rrezikut të obezitetit dhe sindromës metabolike;

– Reduktimi i rrezikut dhe përmirësimi i mundshëm në inflamacione të ndryshme.

Probiotikët

Probiotikët janë baktere të gjalla, që janë të dobishme për shëndetin tuaj, veçanërisht për sistemin tuaj të tretjes. Zakonisht ne i mendojmë si bakteret që shkaktojnë sëmundje. Por, trupi ynë është plot me baktere të mira dhe të këqija. Probiotikët shpesh quhen baktere “të mira” ose “të dobishme”, sepse ndihmojnë në mbajtjen e shëndetit të plotë në organizëm. Shumë prej mikroorganizmave në produktet probiotike, janë të njëjta ose të ngjashme me mikroorganizmat që natyrisht jetojnë në trupin tonë.

Produktet e shitura si probiotikë përfshijnë ushqime të tilla si : kos, shtesa dietike dhe produkte që nuk përdoren në mënyrë orale, të tilla siç janë kremrat e lëkurës.

Kur humbni bakteret “të mira” në trupin tuaj, për shembull pasi të keni marrë antibiotikë, probiotikët mund t’i ndihmojnë ata të zëvendësojnë ato.

Ata mund të ndihmojnë në balancimin e baktereve “të mira” dhe “të këqija”, për ta mbajtur organizmin tuaj të punojë ashtu siç duhet.

Llojet e Probiotikëve:

Lactobacillus – Ky mund të jetë probiotiku më i zakonshëm. Mund ta gjeni në kos dhe ushqime të tjera të fermentuara. Llojet e ndryshme të tyre mund të ndihmojnë tek diarretë dhe tek njerëzit që nuk mund ta tretin laktozën, sheqerin në qumësht.

Saccharomyces boulardii – është një maja e gjetur në probiotikë. Duket se ndihmon në luftën kundër diarresë dhe problemeve të tjera të tretjes.

Si veprojnë probiotikët?

Probiotikët ndihmojnë dërgimin e ushqimit përmes zorrëve, duke prekur nervat që kontrollojnë lëvizjen e zorrëve. Disa kushte të përbashkëta që trajtojnë janë:

– Sindromi i zorrëve irrituese;

– Sëmundja e zorrëve inflamatore (IBD) ;

– Diarre infektive (shkaktuar nga viruset ; bakteret ose parazitët);

Diarre e lidhura me antibiotikë.

Mund të jenë të dobishëm edhe te:

– Problemet e lëkurës si ekzema;

– Shëndeti urinar dhe vaginal;

– Parandalimi i alergjive dhe ftohjeve;

– Shëndeti oral.Mund të shfaqin efektet anësore të lehta si: fryerje në stomak, diarre për dy ditët e para pas fillimit të tyre. Ata gjithashtu mund të shkaktojnë reaksione alergjike.
Nëse vëreni reaksione të tilla, ndaloni marrjen e tyre dhe konsultojeni mjekun tuaj !

Dallimet mes prebiotikëve dhe probiotikëve:

Probiotikët janë bakterie të gjalla që gjenden në zorrë dhe që promovojnë shëndetin e mirë të tyre dhe tërë organizimit.

Prebiotikët nuk janë organizma të gjallë, por bëjnë tretjen e fibrave të ndryshme që stomaku ynë nuk ka mundësi të bëjë tretjen e tyre./Familjadheshendeti.com

 

 

Shpërndaje