Danimarka mund të konsiderohet vendi më i lumtur në botë !

Nga Dr. Jeton Zenuni – Transfuzion i gjakut

Shumë studime sugjerojnë se Danimarka mund të konsiderohet vendi më i lumtur në botë.

Sigurisht keni dëgjuar se danezët konsiderohen njerëzit më të lumtur në botë, siç dëshmohet edhe nga të dhënat më të fundit statistikore të marra nga një sondazh gjithëpërfshirës. Pikërisht për këtë arsye u shfaq një propozim në rrjetet sociale, që fjala ‘hygge’ (në përkthim danez – receta për një jetë të lumtur) të përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Prindërit në Danimarkë nuk do të qortojnë fëmijën e tyre, nëse nëpër një mot shumë të ftohtë ai luan pa shaka dhe kapele. Të gjithë bëjnë çmos që fëmijët të pavarësohen dhe të bëhen rezistent ndaj motit të lig.

Kështu, edhe çerdhet janë pa lodra, shpesh nën qiellin e hapur, duke u mundësuar fëmijëve të luajnë në natyrë, njëherësh duke i mësuar të respektojnë dhe jetojnë sipas kushteve që i ofron ajo. Fëmijët hanë ushqim të shëndetshëm, nuk hanë shpesh ëmbëlsira. Prindërit i veshin ata me modesti, u blejnë rrobat e reja vetëm pasi të kenë përdorur ato të vjetra dhe nuk brengosen nëse do të përlyhen ose shqyhen gjatë lojës. /Familjadheshendeti.com