KOHA NUK PRET ASKËND …

Nga Dr. Jeton Zenuni – Transfuzion i gjakut

Nëse dëshiron të dish se çfarë vlere ka një vit, pyete një student i cili ka humbur një vit akademik për shkak të një provimi.

Për vlerën e një muaji, pyete një nënë, fëmija e së cilës erdhi në këtë botë një muaj para kohe.

Për vlerën e një dite, pyeti të dashuruarit, të cilët janë në pritje dëshpërimisht për të takuar njëri-tjetrin.

Për vlerën e një minuti, pyete dikë të cilit sapo i iku treni, autobusi apo aeroplani.

Për vlerën e një sekonde, pyete atë që sapo iu shmang një aksidenti me makinë.

Për kuptimin e një të qindtës së sekondës, pyete atë që humbi medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Koha nuk pret askënd, prandaj shfrytëzoje çdo moment të cilin e ke në dispozicion. 👣 /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •