Letër prekëse drejtuar prindërve

Pa dyshim se nuk ka fjalë që mund t’ju përgatisin për ndjenjat që do t’ju kaplojnë kur të bëheni prindër, sidomos prindër të fëmijës së parë.

Kjo është një eksperiencë e shkëlqyeshme që do t’ua ndryshojë jetën tuaj, por e cila është edhe rraskapitëse, e lodhshme dhe frustuese në të njëjtën kohë, sidomos në javët e para, ngase nuk keni idenë se çfarë do ju presë.

Dhe nuk ka asnjë “libër magjik” ose një listë e rregullave që mund t’ju ndihmojë, nuk ekziston asnjë mënyrë që t’ia lexoni fëmijës suaj mendimet e tij/saj, ndërkohë që as ai/ajo nuk mund t’ju tregojë se për çfarë ka nevojë.

Kjo është arsyeja pse shumë prindër janë kapur në panik, ndonjëherë edhe kanë rënë në depresion, sepse konsiderojnë se po dështojnë të përmbushin të gjitha gjërat që bebet presin prej tyre si prindër.

Kjo është arsyeja pse Shërbimi Shëndetësor Kombëtar britanik shkroi një letër inkurajuese kushtuar të gjithë prindërve, duke arritur të përlotë shumë prej tyre.

Të dashur prindër,

Ju lutem ruajeni këtë letër nga unë në një vend ku mund ta lexoni atë herë pas here kur gjërat të përkeqësohen dhe kur të jeni me disponim të keq. Ju lutem mos prisni shumë nga unë si një i porsalindur, por as nga vetja juaj si prindër.

Na jepni më shumë kohë, mua gjashtë javë derisa të rritem, zhvillohem dhe piqem, të jem më i qëndrueshëm, kurse vetes suaj gjashtë javë që përsëri të mund të pushoni, të relaksoheni dhe që trupi juaj të kthehet në normalitet.

Ju lutem më ushqeni kur jam e uritur, sepse gjatë kohës sa isha në stomakun e nënës nuk dija gjë për urinë, kurse ora dhe koha nuk kishte fare rëndësi për mua.

Ju lutem, më mbani, më përkëdhelni, më doni, kujdesuni për mua. Gjatë gjithë kohës (së shtatzënisë) isha afër stomakut të mamit tim dhe për asnjë moment nuk isha e vetmuar.

Më falni nëse qaj shumë. Nuk kam për qëllim t’ua vështirësoj jetën tuaj, por kjo është mënyra e vetme që unë mund t’ju tregoj se nuk jam e kënaqur, keni durim gjatë kësaj kohe të shkurtër sepse sa më tepër që të rritem, do të qaj përherë e më pak.

Ju lutem, gjeni kohë për të kuptuar se kush jam unë, sa dalloj nga ju. Më shikoni me kujdes dhe unë do t’ju tregoj se çfarë më qetëson dhe çfarë më jep kënaqësi.

Ju lutem, mbani mend se unë mund të përballoj gabimet të cilat, sigurisht, do t’i bëni karshi meje. Për sa kohë që të gaboni nga dashuria, nuk do t’më bëni asnjë dëm.

Ju lutemi mos u zhgënjeni nëse nuk do të jem fëmija i përsosur që keni pritur, dhe mos u zhgënjeni në veten tuaj nëse nuk do të jeni prindër të përsosur.

Ju lutem, kujdesuni për veten tuaj; hani shëndetshëm, pushoni, ushtroni, në mënyrë që, kur të jemi së bashku, të keni durim dhe energji të mjaftueshme për mua. Ilaç për një bebi që ka kërkesa të mëdha si puna ime, është një nënë e pushueshme.

Ju lutem, kujdesuni për marrëdhënien tuaj reciproke. Dëshiroj të jemi një familje e vërtetë.

Shiqoni gjërat pak më shtruar. Kjo gjendje e tashme nuk do të zgjasë shumë, edhe pse do t’ju duket si përjetësi.

Edhe pse ndoshta ua kam kthyer jetën përmbys, të jeni të sigurt që së shpejti çdo gjë do të kthehet në normalitet.

Kënaquni me mua – kurrë nuk do të jem kaq i vogël!”, shkruan në letër.

Shumë prindër thonë se kanë derdhur ndonjë pika loti duke lexuar këtë letër, e cila me siguri do t’u dalë në ndihmë prindërve të rinj.

Nëse e njihni dikë që pret një anëtar të ri të familjes së shpejti, përcjelljani këtë letër.

Përshtati: Jeton Zenuni / FamiljadheShëndeti