Pure e mrekullueshme 8+

Përbërësit:

1-2 fik të pjekur mirë

1-2 karota

1/2 kungulleshkë

1 lugë qaji vaj te cilin ju përdorni

Përgatitja:

Kungulleshkën dhe karotën i ziejmë me ujë ose avull deri sa të zbuten mirë.
Pasi te jenë zier i bluajmë bashkë me fikun e qëruar, shtojmë vajin dhe te gatshme për shërbim.

Përfitimet ushqyese të fikut:

Të pasura me fibra, një burim i mirë i kalciumit, parandalon kapsllëkun, ndihmon në zhvillimin e sistemit të imunitetit, janë te mbushura me vitamina esenciale dhe minerale që ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Ka një shije të ëmbël dhe është një shtesë e shëndetshme për fëmijën.

Sugjerohet përdorimi i fikut pasi që fëmija të jetë i njohur me te gjitha ushqimet e tjera të para.

Ndërsa fiku i thatë rekomandohet mbas moshës 1 deri në 2 vjeçe për shkak se përmban nivele me të larta të sheqernave natyrale.

PS: Ndiqeni rregullin 3 ditor kur testoni ndonjë ushqim të ri.

Përgatiti: Adnita Elezaj GashiFamiljadheShëndeti

Shpërndaje
  • 1
  •  
  •  
    1
    Share