Zhvillimi normal i gjuhës, të folurit dhe komunikimit

Nga: Antigona Kajtazaj-Miftari – Logopede

Çrregullimët e gjuhës, të folurit dhe komunikimit

Të folurit është një nga proceset me të ndërlikuara të fëmijës, pasi ai peshtjell në vetvete shumë elemente dhe është pasojë e zhvillimit fizik, psikologjik, shoqëror, konjitiv etj.
Sikur diçka të mos shkojë mirë, të folurit turbullohët në të kuptuar apo në të shprehur dhe në përbërësit e tyre fonetike,leksikore apo gramatike..të folurit është një problem I dallueshëm nga prindërit dhe meraku I tyre
shprehët : “ Akoma nuk flet fëmija im??!!….”
Prindërit të cilët kanë edhe fëmijë mê të rritur, dhe kanë ekperience prindërimi, bëhën akoma më të merakosurë kur afrohët mosha për në kopësht apo koha parashkollore.
Ata janë në merak se fëmija I tyre nuk shqiptohët si duhët, nuk bën fjali të sakta, nuk ka fjali te plota, apo ka problem më të kuptuarin e gjuhës.
Prindërit ndajnë eksperienca mes njëri -tjetrit për kohën kur kanë folur fëmijët e tyre , për të zbutur ankthin “ do të flasë, mos ki merak edhe ky imi vonë foli….”
, gjithashtu në mënyrē krejtësisht të padrejtë ata bējnë edhe ndarje gjinore tek fëmijët “ ështê djalë , do flase më vonë sesa vajza,….”. kjo êshtë terësisht e padrejtë dhe e pabazuar shkencërisht. Kjo ndarje ka pasoja psikologjike tek fëmija, dhe bëhën edhe burim I problemeve të tjera psikologjike në jetën e nje gruaje apo burri të
rritur.
Më të shqetêsuar janë ata prindër që fëmija I tyre ishte shumë mirë dhe papritur, ai nuk është me ai I pari, refuzon të flasë, është bere dembel. Pra nga një fëmijë I shkathët kalon në një tjetër gjëndje refuzimi të të folurit.
Logopedistët, neurolinguistët, psikolinguistët dhe neuropsikiatrit, janë ata qe do të merrën me problemet e të folurit, do të kuptojnë dhe do të zgjidhin problemin.
Përballë një fëmije që nuk flet nuk është kollaj.

Të komunikosh do të thotë të përhapësh një informacion për të tjerët. Mënyrat me të cilat bëhët ky shkëmbim informacioni, janë të shumta.

Që të komunikoni duhët

1-të paktën dy bashkëbiseduës
2- motivin për të shkëmbyer informacion
3- koordinim midis komunikuesve për kodin e përdorur, në mënyrë qe ky informacion të lejohët të kuptohët.
Transmetimi I mesazhit bëhët me anë të gjuhês, gjesteve, impulsive elektrike, sinjaleve etj…të cilat nga ana e tyre kapën nga një njëri apo tjetri bashkekomunikues.
Tipi I komunikimit qe përdorët me shumë nga njerëzit është ai që kërkon gjuhën, e cila është një funksion kompleks, që lejon të shprehën dhe tê përcaktohën gjendjet afektive, konceptet, idete dhe të gjitha këto nepërmjet shënjave akustike dhe grafike.
Funksionët gjuhësore nga njëra anë janë një sistem rregullash, që specifikon mënyren me të cilën duhën përdorur materiali verbal për tu referuar realitetit të jashtëm dhe nga ana tjeter, materializimin e këtij sistemi në aktet
në mënyrë krejt normale.
Ndaj themi se gjuha e shkruar mësohët ndersa ajo e folur zhvillohët, fitohet.
Fëmija lind me aftësinë e trashëguar gjenetikisht për të zhvilluar gjuhën, me anën e të cilës do tê përkthejë mendimin në fjalë.
Kjo aftësi e trashëguar gjenetikisht, për të dëshifruar dhe për të berë te sajën gjuhën dhe për ta përdorur atë për komunikim, është amtive vèçanërisht në vitët e para të jetës. Me kalimin e viteve, aftësia e trurit fillon dhe bie në kapjën e elementeve të gjuhës. Ndaj ne, ne moshë madhore, me një zhvillim intelektual të mirë si dhe shumë mjete ndihmëse e kemi të vështirë të bëjmë tonën një gjuhë
tjetër ndaj thuhët që gjuha e huaj mësohët me lehtë në fëmijëri.
Foshnja, qe prej lindjës, merr qumështin e nënës qe e ushqen dhe bën të mundur jetën e saj fizike. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 126
  •  
  •  
    126
    Shares