Zënka mes burrit dhe gruas

Kjo është thirrje për çdo burrë dhe grua që të provojnë të mbjellin lumturinë bashkëshortore dhe t’i zgjedhin problemet familjare dhe bashkëshortore me porosi dhe letra ku në to kërkohet falje e sinqertë.

Rrëfehet për një çift bashkëshortor, se një natë nga netët kishin mos marrëveshje mes tyre dhe kur zgjohen në mëngjes gruaja ia përgatit ushqimin burrit të saj para se të shkon ai në punë, mirëpo kësaj here ia vendos mbi tavolinë dhe ajo nuk ulet me të, sikurse e kishin traditë ditëve tjera. Burri e sheh ushqimin para tij, mirëpo nuk mundte të fillon të hanë. Nuk kishte apetit që të ha vet, pa gruan. Shikonte nga kuzhina mos po vjen gruaja të ha me të sikurse ditëve tjera, mirëpo ajo del nga kuzhina me bukë në dorë dhe iu afrua tavolinës, por nuk mundi të ulet me të në një tavolinë, sepse ditën e djeshme ai e kishte nënçmuar dhe nuk i kishte kërkuar falje, kurse atë e kishte penguar inati dhe mendjemadhësia të kërkon falje.

Gruaja u kthye prapë në kuzhinë dhe filloi të lajë enët e kuzhinës dhe ndërkohë e dëgjoi derën se u mbyll. E kuptoi se burri i shkoi në punë. U kthye te tavolina dhe e vërejti se ushqimi kishte mbetur ashtu si e kishte shtrirë. Tha në vete: Normalisht, ai do që unë t’ia presë vezën si çdo ditë, mirëpo ti nuk e meriton, sepse ti nuk e respekton sjelljen time dhe atë që bëj për ty, dhe më nënçmon dhe nuk më kërkon falje!!

Filloi ta pastron tavolinën, e zemëruar dhe e pikëlluar. Gjatë pastrimit i gjen dy trëndafila, njëri i bardhë e tjetri i kuq. Ishin vendosur mbi një letër dhe në të burri kishte shkruar:

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty

Deri te trëndafili më i bukur i jetës sime, deri të gruaja ime e dashur, deri të shpirti im dhe dashuria ime e përhershme.

E dashura ime, sa ishte e madhe dëshira ime që sot të më shoqërosh në ushqimin e sabahut, e kur u privova nga kjo, nuk munda të ha pa prezencën tënde. Sa ishte e madhe dëshira ime që ta shoh buzëqeshjen tënde që isha të mësuar ta shoh për çdo mëngjes para se të shkoj në punë. Gruaja ime dhe e dashura ime, djalli ishte që ndërhyri mes meje dhe kërkimit ndjesë kur gabova ndaj teje, prandaj a e pranon faljen time?

Sytë e gruas u mbushën lot, e përqafoi letrën dhe filloi ta puthë, e të qanë dhe të përsërit: Ti mua më fal burri im i dashur!

Pastaj si bleta në shpejtësi shkoi në kuzhinë dhe e përgatiti drekën që e preferonte burri i saj dhe e zbukuroi shtëpinë derisa u bë një bahçe e bukur. Vendosi trëndafila dhe qirinj, e parfumosi me era të mira dhe të këndshme dhe e priti burrin e zbukuruar me rrobat më të bukura të saj. Ndërkohë hyri burri dhe e pritën njëri-tjetrin të buzëqeshur dhe filluan të flasin mes veti me fjalor të mëshirës dhe dashurisë dhe të kënaqësisë!

Etika e tregimit:

Kjo është thirrje për çdo burrë dhe grua që të provojnë të mbjellin lumturinë bashkëshortore dhe t’i zgjedhin problemet familjare dhe bashkëshortore me porosi dhe letra ku në to kërkohet falje e sinqertë.

Kjo e tëra, që ata dy të jetojnë në një shtëpi të qetë, larg ndërhyrjeve të njerëzve në përgjithësi, e larg ndërhyrjes së familjes në veçanti!

Përshtati: Blerim Emini – Psikolog /FamiljadheShëndeti