Kafshimet

Nga Dr. Petrit Mulaku, MD, Msc
Specialist i Emergjences

Shkurtimisht disa fjale ne lidhje me kafshimet dhe çfare duhet bere ne rast te kafshimeve.

Ne jeten e perditshme kontakti yne i vazhdueshem me kafshet ne ekspozon edhe ndaj rreziqeve qe vijne prej tyre.

Kafshimet jane nga lendimet me te shpeshta gjate kontaktit me kafshe. Problemet qe rezultojne prej kafshimeve zakonisht jane te natyres infeksioze ne pjesen me te madhe. Kafshimet poashtu mund edhe shkaktojne edhe defekte te medha estetike nese jane te thella dhe perfshijne nje siperfaqe te madhe. Kafshet qe permbajne helme te ndryshme mund te shkaktojne helmime qe ne disa raste mund te perfundojne edhe me vdekje.

Secila nga kafshet permbane bakterie apo helme specifike ne kavitetin e gojes dhe si pasoje shkaktojne infeksione dhe helmime specifike vartesisht nga lloji i kafshes.

Kafshimet e qenit jane mjaft te shpeshta. Rasti paraqitet me serioz ne rast te kafshimit nga qente endacake. Ekziston rreziku i semundjes se rabiesit qe zakonisht ne te gjitha rastet eshte fatal. Poashtu ekziston rrezik edhe nga tetanusi qe poashtu edhe semundje mjaft e rrezikshme. Perpos kesaj mund te shkaktohen infeksione me lloje te ndryshme te bakterieve qe mund te shkaktojne infeksione te indeve te buta e qe ndonjehere mund te jene edhe problematike per t’u trajtuar.

Ne rast kafshimi nga qeni kerkoni ndihmen e mjekut sa me pare, mjeku pastaj vendose nese eshte i nevojshem vaksinimi kunder rabiesit dhe tetanusit. Shpjegojani mjekut ne hollesi si ka ardhur deri te kafshimi, llojin e qenit, ka qene kafshimi i provokuar apo i paprovokuar, sjellja e qenit pas kafshimit etj. Zakonisht plaga e shkaktuar nga qeni nuk qepet por lihet e hapur, por duhet te pastrohet mire dhe duhet mare antibiotike per te parandaluar infeksionin e mundshem. Sigurisht se parandalimi eshte me i mire se trajtimi. Qendroni larg qeneve endacake, mos i provokoni qente sidomos nese jane duke ngrene apo duke ushqyer te vegjlit e tyre. Qente shtepiake te vaksinohen gjithsesi.

Kafshimet e maceve poashtu jane te shpeshta, poashtu nga macet ekziston rreziku i rabiesit dhe tetanusit, gjithashtu te mundshme jane edhe infeksionet me bakterie specifike qe gjenden ne gojen e maceve. Kerkoni ndihmen e mjekut dhe shpjegojani mjekut ne hollesi si ka ndodhur rasti.

Kafshimet e gjarperinjeve jane mjaft shqetesuse edhe per shkak te infeksioneve te mundshme e qe ndonjehere jane mjaft agresive, si dhe per shkak te helmeve qe disa prej tyre i permbajne dhe mund te shkaktojne helmime mjaft te rrezikshme. Duket kerkuar ndihma e mjekut sa me pare. Te mos humbet kohe me metoda popullore por te vizitohet mjeku sa me pare. Eshte mire qe vendi ku ka ndodhur kafshimi te imobilizohet, dhe sa me shpejte ne emergjence.

Lakuriqet sot jane shkaktaret kryesore te rabiesit. Te shmangen sa me shume. Ne rast se i shifni, edhe nese nuk jeni i sigurt nese keni pasur kontakt me ta apo jo, vizitoni mjekun infektolog dhe merrni keshillat e tij.

Per fund dhe per kuriozitet, kafshimet e njeriut jane me te rrezikshme se kafshimet e shumices se kafsheve. Shpeshhere ne rast te perleshjeve te ndryshme mund te vie edhe deri te kafshimi. Çdo kafshim i njeriut duhet trajtuar pa tjeter me pastrim te plages dhe me antibiotike dhe asesi nuk ben te neglizhohet. Kuptohet, parandalimi eshte me i rendesishem se trajtimi, rrini urte dhe mos beni punen qe dikush t’u kafshoje, :):):) /Familjadheshendeti.com