KIVI, BANANE DHE AVOKADO

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Kjo recetë preferohet për fëmijë pas moshës 10 muajshe, vetëm pasi të testohet kivi për tri ditë radhazi, për të parë se a po shkakton reaksione alergjike.
Është e pasur me shumë vitamina dhe minerale, në veçanti me sasi të madhe të vitaminës C, Vitamin A, vitamin E, kompleks të vitaminave B, fibra, antioksidant, kalium, hekur, kalcium, magnez, bakër, mangan dhe zink, të gjitha këto janë shumë të nevojshme për zhvillimin normal të bebit.

Përbërësit

1 kivi mesatar jo shumë i madhë
1/4 avokado
1/2 banane

Përgatitja

Të gjithë përbërësit grihen në copa të vogla nëse fëmija ka filluar të ushqehet me copa ose bluhen në blender për përgatitje në trajtë pure. /Familjadheshendeti.com